Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, dështon fjalimi vjetor i Presidentit Begaj

Tiranë, 15 janar 2024 – Në Shqipëri, sesioni i ri parlamentar nisi sot pasdite në një atmosferë të tensionionuar. Një pjesë e deputetëve demokratë që e mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha e bllokuan folotoren, duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës.

Ishte parashikuar që në këtë seance të mbante një fjalim Presidenti i Shtetit,  Bajram Begaj, por kjo dështoi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u kërkoi deputetëve të uleshin në vendet e tyre, por deputetët opozitarë vazhduan ta mbanin të bllokuar folotoren duke mbajtur në duar të parulla kundër qeverisë. Ata këmbëngulën që fillimisht të largoheshin punonjësit e gardës të rreshtuar përpara podiumit, ndërsa presidentin Begaj e akuzuan se me praninë e tij ishte vënë në shërbim të shumicës.

Në një situate të tillë  ishte e pamundur që kreu i shtetit t’i drejtohej Kuvendit, prandaj ai njoftoi se fjalimimin që do ta mbante në parlament do ta lexonte nga zyra e tij.

Para seancës së sotme, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Turanë, Silvio Gonzato, bëri thirrje për një parlament funksional. Ai tha se zbatimi i reformave për integrimine Shqipërisë në BE nevojitet “funksionim efektiv i parlamentit dhe bashkëpunim e mirë midis të gjitha institucioneve”.

Protestat e disa grupeve të opozitës kanë nisur prej disa muajsh, për shkak të shpërfilljes së kërkesës së tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për aferat e mëdha dhe për shkak të refuzimit të kërkesës së opozitës për ndryshime në përbërjen e komisionit për reformë zgjedhore.

(r.m.)