Tensione para gjykatës së Fierit, qytetarët kërkojnë dënim me vdekje për autorin e vrasjes së fëmijës 8-vjeçar

Tiranë, 18 nëntor 2021 – Gjykata e Fierit ia caktoi masën e sigurisë arrest me burg Klodian Çalamanit, i cili e pranoi vrasjen një fëmije 8 vjeçar në fshatin Greçalli të Fierit, dy ditë më parë.

Trupi gjykues e shpalli vendimin në mungesë të autorit, për shkak të situatës së  tensionuar para gjykatës, ku ishin grumbulluar familjarët e viktimës dhe  shumë qytetarë të revoltuar me aktin barbar të autorit.

Forca të shumta të policisë u vendosën nëhyrjetë ndërtesës së gjykatës, për të parandaluar hyrjen me forcë të masës së revoltuar brenda në gjykatë.

Avokati i caktuar nga shteti për të përfaqësuar të akuzuarin u tërhoq pak para seancës, ndërsa i akuzuari u mbajt në mjediset e paraburgimit dhe nuk u dërgua fare në gjykatë, për të shmangur përkeqësimi të gjendjes.

Familjarët e fëmijës sëndjerë kanë kërkuar me ngulm që për vrasësin të jepet dënimi me vdekje.

This image has an empty alt attribute; its file name is Klodian-Calamani.jpg

Policia e kishte arrestuar autorin pak orë pas aktit të vrasjes dhe ai e pranoi se e kishte kryer krimin.

Klodian Çalamani ishte fqinj me familjes e fëmijës që i mori jetën.

Vite më parë ai ishte dënuar për rrëmbimin e një tjetër të miture dhe në komunitet njihej si njeri me probleme.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së fëmijes 8-vjeçar e ka tronditur opinionin në Shqipëri dhe ka nxitur debate publike lidhur me efikasitetin e policisë dhe të drejtësisë.

Altin Hazizaj, drejtues i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, i ka akuzuar institucionet shtetërore se kanëdështuar të mbrojnë fëmijët.

“Nëse ky person me precedentë të mëparshëm do të kishte qenë nën vëzhgimin e policisë shqiptare, nëse do të ishte nën trajtimin e shërbimeve sociale apo atyre psikologjike, dhe nëse personi do të kishte marrë dënimin e duhur, vrasja e këtij fëmije sot nuk kishte për të ndodhur. Ne kemi një thirrje për të gjithë instituconet shqiptare: pse i tradhtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë sa herë bëhet fjalë për një fëmijë, sa herë që bëhet fjalë për mborjtjen e një fëmije”, ka thënë Hazizaj, për Zërin e Amerikës.

Sociologu Gëzim Tushi ka thënë se vrasja e fëmijës në Fier nga fqinji i tij dëshmon krizën e thellë morale në të cilën është zhytur shteti dhe shoqëria shqiptare.

“Krimi në shoqërinë shqiptare është një realitet me përmasa të mëdha dhe të jashtëzakonshme, që duhet të shqetësojë jo vetëm shtetin, por edhe organet e parandalimit, edukimit dhe të ndëshkimit. Analiza e rastit të Fierit ka të bëjë me veçoritë individuale psikologjike të atij monstre, i cili duhet të diagnostikohet për shkaqet endemike, psikologjike apo sociale të një krimineli me gjak të ftohtë dhe të përbindshëm. Po ashtu duhen studiur faktorët socialë, që po e sjellin krimin në shoqëri”,ka thënë Tushi.

Akti barbar i vrasjes së 8-vjeçarit ka nxitur debate edhe lidhur  me dënimin me vdekje, i cili është hequr nga legjislacioni i Shqipërisë në vitet ’90. Në opinionin shqiptar janë shtuar zërat për kthimin e dënimit kapital, për shkak të rritjes së shkallës së kriminalitetit në Shqipëri.

(r.m.)