Nga lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Lezhë nuk u raportuan të lënduar apo dëme materiale
Knid Ndrenika
Një tërmet goditi mbrëmjen e kësaj të diele rajonin e Lezhës në veriun e Shqipërisë.
Tërmeti u raportua të ketë pasur magnitutë 4.8 ballë me lëkundje që u ndjenë edhe në kryeqytetin Tiranë.
Nga lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Lezhë nuk u raportuan të lënduar apo dëme materiale.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa epiqendra e saj ka qenë 10 kilometra.
Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë saktësoi se tërmeti goditi në orën 20:13:30 me të dhënat M=4.5, Lezhë, 16 km VL Shëngjin në koordinatat 41.82° N, 19.78° E dhe thellësi: 20 kilometra.
Përveçse në Lezhë dhe Tiranë, lëkundjet ndjenë edhe në Shkodër dhe në Pukë.