Hagë, 7 shkurt 2025 – Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia ka refuzuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kërkesën për ta vizituar babanë e tij të sëmurë, në Prishtinë.
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka njoftuar në platformën X se mbrojtja e ish-poresidentit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtë në Prishtinë, për ta vizituar të atin që është i shkruar në spital, por kjo kërkesë është refuzuar nga Dhomat e Specializuara.
“Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Mishetiq.
Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin akuziohet për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre.
Aktualisht, në procesin gjyqësor kundër tyre janë duke u marrë në pyetje dëshmitarët e Prokurorisë dhe dëshmitarët e mbrojtjes.
(r.m.)