The Sun: Putini i sëmurë çalon në tapetin e kuq në Teheran

Teheran, 19 korrik 2022 – Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar disa fotografi dhe një videoregjistrim të momenteve të arritjes së Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në aeroportin “Mehrabad” të Teheranit dhe i ka analizuar lëvizjet e tij, të cilat shpien në përfundimin se Putin është i sëmurë.

Në fotografitë dhe videoregjistrimin e publikuar nga “The Sun” shihet se Putini zbriste shkallëve të aeroplanit me hapa të pasigurtë.

“Vladimir Putin dukej se po vuante teksa po zbriste shkallëve të avionit të tij”, shkruan “Tha Sun” në diçiturën e njërës prej fotografive.

Në fotografitë gjatë ecjes në tapetin e kuq vërehet se Putin po çalonte, kurse krahu i djathtë i varej në mënyrë të pakontrolluar.

“Me krahun e djathtë të varur përpara, Putin, 69 vjeç, dukej i pasigurtë në këmbë, gjatë ecjes nëpër tapetin e kuq të gjatë që i ishte shtruar në aeroportin ‘Mehrabad’ të kryeqytetit’”, shkruan “The Sun”.

“Putin – i cili thuhet se vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose nga Kanceri Terminal – dhe tirani islamik i vijës së ashpër, Khamenei, pritet të diskutojnë për planet e luftës dhe për shkëmbimin e armëve në fushatën e tyre të koordinuar kundër Perëndimit”, shkruan “The Sun”.

“Ky është udhëtimi i parë i Putinit jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga pushtimi i Ukrainës, në muajin shkurt”, shkruan tabloidi i njohur britanik.

(r.m.)