Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku një autobus me targa të Maqedonisë Veriore është përplasur dhe më pas ka marrë flakë.
Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është dhimbje e madhe për 46 jetët e humbura nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin e ndodhur në Bullgari.
“Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka në Twitter.
Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. ???????? është pranë ???????? në këtë moment të vështirë! @Bujar_O @SvetlanStoev @MFA_MKD
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) November 23, 2021
Edhe kryeministri, Edi Rama,ka reaguar për ngjarjen e rëndë me një postim në facebook.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje” shkruan Rama.
Presidenti Meta gjithashtu ka shprehur dhimbjen për aksidentin tragjik.
“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”.
Edhe kreu i opozitës Basha shkruan se është i shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur.
“Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”.
Në autobus ndodheshin 53 persona.Të mbijetuarit 2 femra dhe 5 meshkuj janë të akomoduar në “Pirogov”.