Nga Rafael Floqi
Tirania e shumicës është një koncept në shkencën politike dhe filozofinë që i referohet situatës në të cilën një grup i shumicës, ose shumica e shoqërisë, i imponon vullnetin e tij pakicës, pa marrë parasysh të drejtat apo interesat e tyre. Kjo mund të ndodhë në demokraci, ku vendimet merren me votë popullore, por mund të ndodhë edhe në forma të tjera qeverisjeje.
“Historia nuk përsëritet, por përsëriten mësimet nga ajo” (2017, 9) është fjalia hapëse e Timothy Snyder në librin Mbi Tiraninë : Njëzet Mësime nga shekulli i njëzetë. Libri ofron një paralajmërim të fuqishëm kundër një qëndrim dorëlëshuar në lidhje me vrullin e demokracisë amerikane por rezonanca e tij është mbarë ndërkombëtare. Libri tregon ai si mund dhe duhet të mësohet nga gabimet e bëra gjatë historisë, pro-parashtron mënyra në të cilat njeriu mund të njohë tiraninë dhe fashizmit dhe komunizmin dhe sqaron mënyrat për të luftuar totalitarizmin në çdo formë.
Ndërsa baballarët e kombit debatonin mbi kushtetutën e Amerikës ata i nxorën mësimet nga historia që ata njihnin, të shqetësuar se demokracia e re që do të ngrinin mund të rrëzohej, ata hulumtuan rënien e demokracive dhe republikave dhe shkarjen në oligarki dhe në perandori. Sepse ata e dinin sesi Aristoteli paralajmëronte që pabarazia sjell jo stabilitet, ndërsa Platoni besonte se demagogët shfrytëzojnë lirinë e fjalës për ta vendosur veten si tiranë.
Nëse baballarët e demokracisë amerikane vëzhgonin historinë e demokracive të tjera për të nxjerrë mësime këto nuk i kanë hyrë në kokë tiranëve tanë të vegjël.
Vendimi i kryeministrit Rama dhe i shumicës parlamentare socialiste për të refuzuar komisionin hetimor McGonigal është qartësisht anti-kushtetues dhe anti-demokratik.
Për justifikuar këtë mediat pranë qeverisë kanë filluar të artikulojnë një arsyetim politiko-historik që përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Ato tashmë argumentojnë se Berisha nuk mund të ankohet sepse ai kur ishte në pushtet i ka refuzuar dy komisione hetimore opozitës së atëhershme socialiste, komisionet për hetimin e Gërdecit dhe për hetimin e 21 Janarit.
“Kemi të bëjmë me një argument pa sens sa në përmbajtje edhe në pasoja për demokracinë. Fakti që Berisha shkeli kushtetutën dje duke i mohuar opozitës socialiste hetimin e korrupsionit qeveritar nuk e bën aspak kushtetues dhe demokratik vendimin e socialistëve sot për ti mohuar komisionin hetimor opozitës demokrate. Një dhunim i kushtetutës dje nuk justifikon dhunimin e saj sot. Përkundrazi, nëse socialistët pranojnë se Berisha dje dhunoi Kushtetutën e Shqipërisë duke u mohuar atyre komisionet hetimore, atëherë ata duhet të pranojnë në mënyrë urgjente ngritjen e komisionit hetimor McGonigal për të mos përsëritur sot të njëjtën shkelje kushtetuese, shkruan në një editorial Blendi Kajsiu .
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dihej, Rama nuk do të përgjigjet për çështjen McGonigal. Ai u shmang të gjitha dilemave të ngritura në publik, stigmatizoi, fyeu dhe ironizoi madje edhe aktakuzën amerikane ku përmendet plot 14 herë, e lexoi në anglisht dhe jo në shqip. Qëllimi i tij qe i qartë: të mos linte gjurmë dhe të shpërndante vëmendjen. Madje në shërbim të kësaj strategjie ishte edhe prodhimi i një lajmi, sa bombastik aq dhe spekulativ, për një non grata të re, që u përgënjeshtrua menjëherë nga ambasada e SHBA. Në këtë kuptim, ai ndoqi të njëjtën strategji të daljeve në media pa thënë asgjë, të mospranimit për t’u nënshtruar pyetjeve të interpelancës dhe të qëndrimit antikushtetues: nuk dua unë, prandaj s’ka për të pasur kurrë komision hetimor për këtë çështje.Ne gjendemi sot në një sistem personal kryeministror dhe jo në një republikë parlamentare.
Edi Rama e ka projektuar vetën mbi ligjin dhe llogaridhënien. Siç deklaroi dhe vetë në “Opinion”, ai po të dojë nuk shkel në kuvend, ai jep urdhër të mos ngrihet komisioni hetimor, ai nuk do dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Prandaj është e kotë që këta të fundit të lodhen duke i kërkuar Ramës përgjigje për McGonigalin. Ai nuk do ta bëjë kurë për sa kohë i ka të gjitha në dorë. Ai nuk do të pranojë deri sa ka mundësi komandojë politikisht Lindita Nikollin, ta urdhërojë Taulant Ballën, të mbajë peng një Gjykatë Kushtetuese, ekzistenca e së cilës justifikohet me moszgjidhjen e problemeve. E drejta e opozitës për të pasur një komision hetimor është e padiskutueshme. Madje ky është një avantazh moral që ka opozita. Juridikisht nuk ekzistojnë mundësitë e verifikimit dhe hetimit. Ne nuk mund ta kapërcejmë procesin që ka nisur drejtësia amerikane. Rama dukej sikur ndërtoi një supermaci të vetes, duke u mjaftuar me një fjalim që në brendinë e tij tekstuale ishte me një lloj sarkazme dhe ironie. Kjo la perceptimin publik se është i patundshëm, por?
Të gjithë duhet të kuptojnë se zgjidhja nuk vjen duke detyruar Ramën brenda kornizave të sistemit pervers që ka ndërtuar vetë, por duke punuar për ta shkatërruar atë. Prandaj, objektivi, jo vetëm i opozitës, që vazhdon ti bjerë murit me kokë, por i gjithë shoqërisë, sot, duhet të jetë përmbysja e këtij rendi të gjërave, që i lejon një njeriu të jetë mbi ligjin.
Është një logjikë me pasoja fatale për demokracinë tonë sepse e shkatërron atë duke e “mbrojtur”. Ideja se garancitë kushtetuese dhe liritë politike themelore janë vetëm për engjëjt dhe jo për djajtë politik si Berisha na lë në mëshirë të tiranisë së shumicës. Sidomos në një shoqëri si e jona ku engjëjt në politikë janë kaq të rrallë në raport me djajtë dhe ku dallimin mes tyre e bën vetë shumica. Kjo logjikë mund të shkatërrojë demokracinë duke e mbrojtur atë, pasi ajo mund të përdoret për të justifikuar vendime që nuk janë në interes të të gjithë qytetarëve, por vetëm për një grup të caktuar ose për të qëndruar në pushtet.
Në përgjithësi, tirania e shumicës është një kërcënim serioz për shoqëritë demokratike dhe kërkon vigjilencë dhe përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar që ajo të pushojë. Duke mbrojtur të drejtat e pakicave, duke promovuar gjithë përfshirjen dhe duke nxitur një kulturë tolerance dhe respekti, ne mund të krijojmë një shoqëri ku të gjithë kanë një shans të drejtë për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në formësimin e vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre.
Dr. Snyder është një profesor i historisë evropiane në Yale. Libri i tij i shkurtër dhe i zymtë detajon metodat që demagogët, përfshirë Adolf Hitlerin dhe Joseph Stalinin. Kërcënimet ndaj demokracisë nuk kanë përfunduar me humbjen e Hitlerit ose me rënien e komunizmit. Njerëzit lehtë mund të shtyhen drejt bindjes; institucionet demokratike janë të parat që shpërbëhen nga një diktator; një parti e vetme politike mund të eliminojë të gjitha të tjerat. Fashistët përçmonin të vërtetat e vogla të ekzistencës së përditshme, i donin parullat që rezonante të emërtuara si një fe e re, dhe preferonin mitet krijuese në vend të historisë apo gazetarisë. Ata përdorën mediat e reja, që në atë kohë ishte radio, e sot social media për të krijuar një zhurmë daulleje e propagandës që ngjallte ndjenja para se njerëzit të kishin kohë për të konstatuar fakte.
Nga njëra anë kemi pushtetin e Ramës nga ana tjetër një krizë politike në PD që I lehtëson Ramës këtë qëndrim analistët shprehën befasinë se përse grupimet brenda Partisë Demokratike nuk kërkojnë mekanizma të reja për bashkëpunim mes tyre, por ende e presin zgjidhjen e krizës nëpër gjykata nga gjyqtarë të rastësishëm, që dalin prej shortit.
Kriza aktuale është krizë politike, nuk është krizë logosh, siglash dhe numrash. Si e tillë, zgjidhja duhet të vinte me mjete politike dhe jo me mjete administrative. Palët gabuan që iu drejtuan gjykatës. Duke i konsideruar partitë si bashkime vullnetare të individëve, që mendojnë njëlloj, kur ata nuk mendojnë njëlloj, atëherë ose krijohen parti të reja politike ose gjenden zgjidhje përmes formave të reja politike.
Nga njëra anë në Tiranë, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të kthyer në shkallën e parë për rigjykim çështjen e përfaqësimit të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë për rekurs. Ai përsëriti pretendimet se vendimi i djeshëm, i hartuar në zyrat e qeverisë Rama, ishte një tjetër goditje kundër opozitës dhe pluralizmit. Por çfarë pret ai nga Rama nga ana tjetër kriza aktuale është krizë politike, brenda partisë nuk është krizë logosh, siglash dhe numrash. Si e tillë, zgjidhja duhet të vinte me mjete politike dhe jo me mjete administrative. Sipas avokatëve. Nëse nuk ka qenë palë në një proces gjyqësor në shkallën e parë është e pamundur të apelosh një vendim. Që këtu ka përfunduar historia. Është e palogjikshme që zgjat dhe e çel hetimin gjyqësor dhe në fund thua që do e rikthejë për rigjykim. Nëse ti nuk e legjitimon ankesën, nuk mund ta kthesh për rigjykim çështjen. Nuk është problemi tek rekursi, mund të zgjasë edhe një vit tjetër. Gjykata ka vendosur një precedent të rrezikshëm.
Çështja McGonigal ka hedhur edhe një herë në qarkullim tezën se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për lëngatën politike të opozitës. Është ky i fundit që, në fillim me Sorosin dhe më pas me FBI-në, e ka varrosur opozitën shqiptare dhe bashkë me të edhe demokracinë. Ndaj “skandali” McGonigal paraqitet mbi të gjitha si provë e asgjësimit të opozitës nga ana e pushtetit nëpërmjet korruptimit të SHBA-ve. Kemi të bëjmë me një konspiracion që ka gjetur një “kokë turku” për të fshehur shkaqet reale të krizës së opozitës. E vërteta e thjeshtë është se kriza e opozitës nuk zgjidhet edhe sikur Edi Rama të largohet që nesër nga politika.
Palët gabuan që iu drejtuan gjykatës. Pikëpyetja është se si do të funksionojë opozita në të ardhmen. Aktualisht janë dy pjesë në PD, por sa më shumë të dobësohet, aq më shumë rrezikon të ndahet në akoma më shumë pjesë, si opozitë, në pamundësi për t’u shprehur. Fatkeqësisht mundësia që ofroi shpallja non-grata e Berishës për renovimin dhe reformimin politik të opozitës ende nuk është materializuar. Teksa çarja mes dy kampeve konsolidohet dhe debatet mes berishistëve dhe anti-berishistëve fiken PD thjesht po kthehet në agoninë ku lëngonte që pas zgjedhjeve të vitit 2021. Është gabim të presupozosh që sundimtarët që erdhën në pushtet në mënyrë institucionale nuk i ndryshojnë e shkatërrojnë po ato institucione.
Tirania e shumicës është po aq e rrezikshme sa edhe tirania e një diktatori të vetëm “Zëri i shumicës nuk është domosdoshmërisht zëri i së vërtetës”. Shkruante – Friedrich Nietzsche . Kur shumica i imponon vullnetin e saj pakicës pa marrë parasysh të drejtat dhe interesat e tyre, ajo minon vetë themelin e demokracisë, e cila është ndërtuar mbi parimet e barazisë, lirisë dhe drejtësisë për të gjithë. Kjo mund të çojë në një prishje të kohezionit social, rritje të polarizimit dhe madje edhe dhunës. Për më tepër, tirania e shumicës mund të çojë në humbjen e besimit në institucionet dhe proceset demokratike, pasi njerëzit mendojnë se zërat dhe shqetësimet e tyre nuk dëgjohen ose merren seriozisht. Kjo mund të krijojë një rreth vicioz apatie, mosangazhimi dhe cinizmi që minon legjitimitetin dhe efektivitetin e qeverisjes demokratike.
Tirania e shumicës është kërcënimi më i madh për lirinë dhe drejtësinë në çdo demokraci. Por te mos harrojmë atë që thoshte – filozofi egsistencialist Soren Kierkegaard “Pakica është gjithmonë më e fortë se shumica, sepse pakica në përgjithësi formohet nga ata që kanë vërtet një mendim”.