Togeri i FSK-së Ylli Dalladaku merr çmimin “International Honor Graduate” në SHBA

Prishtinë, 28 prill 2023 – Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ylli Dalladaku, e ka përfunduar me rezultate të larta kursin bazik për oficer të këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). 

FSK njofton se togeri Dalladaku është nderuar me çmimin “International Honor Graduate” për rezultatet e arritura dhe është bërë pjesë e “Commandant’s List”.

Në njoftim thuhet se togeri Dalladaku, gjatë kursit 19 javor, ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht FSK-në në mesin e 170 pjesëmarrësve të kursit, ku kishte edhe oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.

Toger Dalladaku i ka përfunduar studimet në Akademinë ushtsarake West Point në SHBA në vitin 2020 dhe është kthyer në Kosovë ku shërben si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

(r.m.)