Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini, në mbledhjen e zhvilluar në kuadër të situatës epidemiologjike bëri me dije se është vënë re një rritje e lartë e rasteve me COVID.
Gjithashtu Tomini tha se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.
‘Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi, ’, tha ajo.
bw