FRD takim me banorët e Komunës Xhafzotaj të Durrësit
Drejtues të Frymës së Re Demokratike zhvilluan një takim zgjedhor me banorë të fshatrave Koxhas dhe Borakë të Komunës Xhafzotaj, të cilët janë pjesë e qarkut të Durrësit.
Kryetari i FRD-së, Bamir Topi gjatë prezantimit të kandidatit për deputet në këtë zonë, z.Astrit Hoxha vlerësoi mbështetjen ndaj FRD-së dhe shprehu besimin se kjo forcë politike do të ketë rezultat surprizë në këtë qark.
“Ne vijmë tek ju në radhë të parë si qytetarë dhe miq, pasi vetë slogani ynë është për shtetin dhe qytetarët, ndaj jam i bindur se kjo zonë do të japë per ne,një rezultat surprizë në zgjedhjet e 23-qershorit. Ju jeni pjesë e ekpit fitues të FRD-së , nderkohe që kandidatët tanë z. Oketa, z. Gjergji dhe z. Hoxha kanë vlerat më të mira të qytetarisë”, tha z. Topi.
Më pas kryetari i FRD, foli edhe për virtytet e banorëve të kësaj zone duke i vlerësuar atyre civilizimin që kanë treguar në bashkëjetesën me komunitetin boshnjak.
Duke u ndalur në koalicionet paszgjedhore z.Topi theksoi se FRD ka patur shumë oferta për bashkëpunim, madje i janë janë ofruar edhe karrige në parlament, por Fryma e re nuk ka pranuar, pasi aleanca ë saj është vetëm me qytetarin.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjitshëm i FRD-së që është edhe prijësi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij u shpreh se cështja e koalicioneve ka qenë e paravendosur në FRD, pasi qysh një vit më parë, kjo forcë politike pati deklaruar se aleanca e saj ë vetme do të ishte ajo me qytetarët.
“Ne ju sigurojmë se në parlamentin e nesërm do të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe kërkojmë votën tuaj për të ndërtuar një shtet për qytetarin”, tha z.Oketa.
Takimin e përshëndeti edhe kordinatori i zonës dhe kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, z.Astrit Hoxha i cili u shpreh se është i nderuar që përfaqëson Frymën e Re Demokratike dhe njëkohësisht falenderoi banorët e zonës së tij për mbështetjen që i kanë dhënë në këtë nismë politike.