Torres: Kosova të trajtohet me respekt, si shtet sovran, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Uashington, 15 gusht 2023 – Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se Kosova duhet të trajtohet me drejtësi dhe me respektin që e meriton, si shtet sovran, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian.

Torres, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të diitur se këtë mesazh ia ka përcjellë zëvendës-këshiltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jonathan Finer, gjatë një bisede të kanë zhvilluar të martën.

“Pata një bisedë produktive me zëvendës-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jonathan Finer, lidhur me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si kongresist për Bronxin, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, ia përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale SHBA-Kosovë, gjë që ai e kupton thellësisht, si edhe nevojën që në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja Kosova të trajtohet me drejtësi dhe respektin që e Meriton, si shtet-komb sovran”, ka shkruar Torres.

Ligjvënësi amerikan e ka shprehur bindjen se z. Finer e di rëndësinë e mbajtjes dhe forcimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amderrikës dhe Kosovës.

Image

(r.m.)