Prishtinë, 8 shtator 2021 – Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në fhstin Ujz të komunës së Gjakovës.
Dy fëmijë të moshës 10 e 13 vjeç, djem të axhës mes tyre, e kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre.
Tre familjarë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga të lënduarit që është prindi i njërit nga fëmijët e vdekur është në gjendje më të rëndë shëndetëore.
Ngjarja tragjike kandodhur në orën 8 e 30 minuta të mëngjesit. Fëmijët B.S e O.S. ndodheshin brenda në shtëpi në momentin e shpërthimit të zjarrit në shtëpinë dykatëshe. Për shkak të zjarrit të madh, familjarët dhe të tjerët nuk kanë arritur të depërtojnë në odë për t’i shpëtuar.
Sipas policisë, trupat e dy fëmijëve të ndjerë janë gjetur të karbonizuar.
Zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka thënë se tash për tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet hetimore për konstatimin e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit.
(r.m.)