TRAGJEDIA QË PËRSËRITET

Çfarë fatkeqësie për Patinazhin Artistik Amerikan.

Vajza e djem të rinj të talentuar nga Bostoni dhe Washington humbën jetën bashkë me prindërit e tyre si dhe me tre trajnerët e tyre rusë, në aksidentin ku u përplas një avion rajonal i American Airlines me një helikopter ushtarak në stërvitje mësimore.

Përplasja ndodhi mbi lumin Potomak në kryeqytetin amerikan, ku humbën jetën 67 vetë.

Disa nga ata që humbën jetën

BOSTON: Spencer Lane, Jinna Han, dhe nënat e tyre Molly Lane dhe Jin Han, si trajnerët, Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov.

WASHINGTON: Inna Volyanska trajnere, motrat Everly dhe Alydia Livingston, 11 dhe 14 vjeç me dy prindërit e tyre.

Rusët Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov ishin kampionë të botës 30 vjet më parë, dhe punonin si tranerë të ekipit kombëtar amerikan TeamUSA.

Disa e kanë quajtur tragjedia që përsëritet.

Në vitin 1961, i gjithë ekipi kombëtar i patinazhit artistik amerikan humbi jetën në një aksident ajror. (Fotografitë më poshtë).

Comment

*