Prishtinë, 30 shtator 2021 – Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se marrëveshja e sotme mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve është “de fakto marrëveshja e vitit 2016”, ecila ishte arritur nga kryenegatiatorët e atëhershë,Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq.
Sipas Trajkoviqit, kriza e fundit në veri shërbeu vetëm si mjet për zbatimin e asaj marrëveshjeje.
“Marrëveshja e sotme është de fakto marrëveshja Tahiri – Gjuriq e vitit 2016, e cila parashikonte përdorimin e tiketave ngjitëse për të mbuluar simbolet përkatëse shtetërore në targa (të frymëzuara nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut). Kriza e fundit shërbeu vetëm si taktika të dobishme për të siguruar zbatimin e saj”, ka shkruar ajo në Twitter.
Today’s agreement is de facto the 2016 Tahiri-Đurić agreement, which foresaw the use of stickers to cover respective state symbols on license plates (inspired by the old Greece-N.Macedonia arrangement). The recent crisis served only as useful tactics to ensure its implementation. https://t.co/AcEuy9kV1o
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 30, 2021
Sipas marrëveshjes të arritur sot në Bruksel, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kësaj, pronarët e veturave nuk do të jenë të detyruar të marrin targa të përkohshme kur hyjnë, përkatësisht në Kosovë e Serbi, por do të detyrohen që me letër ngjitëse të m bulojnë elementet shtetërore në targa.
(r.m.)