Trajkoviq: Targat ’KM’ do të jenë në qarkullim vetëm derisa të skadojnë

Beograd, 24 nëntor 2022 – Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka komentuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat që u arrit të mërkurën, në Bruksel.

Trajkoviq, në një postim në Twitter, ka thënë se targat ilegale “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim vetëm derisa të skadojnë. Ajo ka  thënë se marrëveshja e mbyll menjëherë qendrën e regjistrimit të automjeteve në Rashkë, ku lëshohen targat ilegale.

“Zyra për regjistrim dhe riregjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

Mbrëmë, në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje sipas së cilës Serbia do të ndalojë lëshimin e targave për automjetet e serbëve të Kosovës, ndërsa Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

(r.m.)