Tri opsione të marrëveshjes Kosovë – Serbi për target e automjeteve

Prishtinë, 17 mars 2022 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se aktualisht janë tri opsione në tavolinë si zgjidhje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, pas skadimit të zgjidhjes së përkohshme, më 21 prill.

Ai ka thënë se një ndër propozimet është edhe mbajtja e targave ekzistuese pa stikerë fare, dhe dy tjerat për t’i modifikuar targat si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës.

“Opsioni A është të mbahen simbolet kombëtare dhe të ndryshohen shkurtesat, varianti B – anasjelltas – të ndryshohen simbolet kombëtare dhe të mbahen shkurtesat”, ka thënë Bislimi, në një intervistë për Kossev.info.

Ai kathënë se, tash për tash, pala serbe insiston për varientin e përdorimit të stikerëve, siç praktikohetaktualisht.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se marrëveshja për targat nuk nënkupton “njohje të shtetësisë” midis dy vendeve. Ai ka shtuar se marrëveshjes mund t’i shtohet një paragraf që thekson se “kjo nuk do të thotë që Serbia e njeh Kosovën apo se Kosova e njeh Serbinë”.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen edhe këtë javë për të diskutuar për opsionet, ndërsa nëmuajin prill do të kenë edhe një takim tjetër në Bruksel.

(r.m.)