Tritol në portën e shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili thotë se është kërcënuar me vdekje

Tiranë, 24 janar 2022 – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të hënën në mbrëmje pranë shtëpisë së kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në lagjen nr.4 në Durrës.

Lënda shpërthyese që dyshohet të ketë qenë tritol ka shpërthyer pranë derës së jashtme të shtëpisë së Dukës.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qenë bashkëshortja dhe djali i Dukës.

Raportohet se shpërthimi ka skaktuar vetëm dëme materiale.

Policia e shtetit njoftoi se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet lidhur me shpërthimin.

“Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kreu i FSHF-së Armand Duka, në një prononcim për medie, ka deklaruar se kamerat e sigurisë së shtëpisë e kanë regjistruar një person me kapuç që është afruar te porta e shtëpisë dhe ka vendosur lëndën plasëse te mekanizmi i hapjessëportës.

Duka ka thënë se dyshon që shpërthimi ka të bëjë me pozitën që e mban në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai ka thënë se ditë më parë është kërcënuar përmes një mesazhi telefonik. Sipas mesazhit, të cilin Duke e ka publikuar në medie, atij i është kërkuar të japë dorëheqje nga kreu i FSHF-së përndryshe do të vritet.

“Ti luan me dy standarde, ti kurvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëherqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u bë i pakthyeshëm”, thuhet në mesazhin që e ka lexuar Duka.

Aika thënë se ka gjetur se numri nga i cili e ka marrë mesazhin kërcënues ishte i regjistruar në emrin “Sabian Rrapushi”, por rastin nuke kadenoncuar në polici.

“Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm një herë dhe është karikuar në një dyqan, këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1.000 mijë numra. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëjë ndodnjë gjë. Edhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë”, ka thënë Duka.

Shpërthimi  pranë portës së shtëpisë së Armand Dukës bëhet në kohën që Federata Shqiptare e Futbollit  dhe Duka janë vënë në hetim për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve që Federata Europiane e Futbollit, UEFA, kishte ndarë për klubet futbollistike në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, Bashkia e Tiranës e ka kritikuar Federatën Shqiptare të Futbollit se gjatë periudhës që është drejtuar nga Duka nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka paralajmëruar shkarkimin e Dukës.

Zgjedhjet për kryetar të FSHF-së do të mbahen më 2 mars. Armand Duka është përsëri kandidat për këtë pozitë. Deri më tash është bërë e ditur se kundërkandidat i tij do të jetë gazetari i sportit, Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e ka akuzuar Dukën se po përpiqet t’i manipulojë votat dhe të marrë edhe një mandat tjetër.

Këtoakuzai janë drejtuar Dukës edhe në zgjedhjet e fundit,kur e kishte kundërkandidat deputetin e ndjerë Bashkim Fino.

(r.m.)