Trump: Ne duhet ta kemi Grenlandën. Është shumë e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare

Uashington, 28 mars 2025 – Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-ja “duhet të ketë Grenlandën” për sigurinë globale.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën”, tha Trump.

“Gjë që është shumë e rëndësishme – për sigurinë ndërkombëtare, ne duhet të kemi Grenlandën. Nuk është çështja nëse mund të bëjmë pa të. Ne nuk mundemi”, shtoi ai.

Trump theksoi se kontrolli amerikan i Grenlandës është çështje paqeje jo vetëm për SHBA-në, por “për gjithë botën”.

“Shikoni, ju keni anije luftarake të të gjitha vendeve që kalojnë pikërisht kah Grenlanda. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Trump, transmeton CNN.

 

Trump tha se beson se Danimarka dhe Bashkimi Evropian e kuptojnë rëndësinë e Grenlandës për SHBA-të, por edhe bëri një paralajmërim për ta.

“Nëse ata nuk e kuptojnë, ne do të duhet t’ua shpjegojmë”, u shpreh ai.

Autoritetet e Grenlandës kanë bërë të qartë kundërshtimin e aneksimit nga SHBA-ja. Edhe Danimarka, e cila e ka sovranitetin ndaj Grendlandës, i kundërshton ashpër planet e Presidentit Trump për Grenlandën. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka bërë thirrje Trumpit që “të respektojë rregullat themelore të sovranitetit”.

Një sondazh i kryer nga një gazetë e përditshme në muajin janar tregoi se 85 për qind e popullsisë së Grenlandës nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së, ndërsa pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se interesi i Trumpit përbën kërcënim.

(r.m.)