Trump njoftoi se Thomas Homan do të jetë drejtor i Agjencisë për Migrimin dhe Kontrollin Kufitar

Uashington, 11 nëntor 2024 – Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumop, ka njoftuar se Thomas Homan do të emërohet në krye të Agjencisë për Migrimin dhe Kontrollin Kufitar.

“Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Thomas Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë (Cari kufitar)”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.

“E njoh Tomin për një kohë të gjatë. Nuk ka njeri që mund t’i kontrollojë më mirë se ai kufijtë tanë”, ka thënë Trump.

Ai ka thënë se Homan do të jetë i angazhuar për “dëbimin e të huajve që paligjshëm për në vendlindje.

Vetë Homan, në një intervistë për FOX News, të dielën, ka thënë se forcat ushtarake nuk do të përfshihen në ruajtjen e kufirit dhe në arrestimin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në SHBA.

“Ky do të jetë një operacion e planifikuar mirë dhe do të kryhet nga bnjerëzit e Agjencisë për Migrimin dhe Kontrollin Kufitar”, ka thënë ai.

Thomas Homan e ka udhëhequr Agjencinë për Migrimin dhe Kontrollin Kufitar gjatë mandatit të kaluar të Donald Trumpit. Gjatë asaj kohe, më se 4.000 fëmijë të emigrantëve ishin ndarë nga prindërit e tyre dhe ishin mbajtur në paraburgim.

Gjatë fushatës zgjedhore, ish-presidenti Trump ka përsëritur shumë herë se ai do t’i dëbojë imigrantët pa dokumente dhe përdorur një gjuhë helmuese për të migrantrët ilegalë në Shtetet e Bashkuara.

Ka vite që qeveritë amerikane kanë probleme me menaxhim të kufirit jugor me Meksikën, prandaj Trump i ka shtuar edhe më shumë shqetësimet, me deklasratrat se SHBA po “pushtohet” nga migrantët, të cilët, siç është shprehur në disa raste “do t’i dhunojnë dhe do t’i vrasin” amerikanët.

Statistikat tregojnë se dhuna dhe krimi në zonë kufitare me Meksikën ishin rritur gjatë administratës së parë të Trumpit, ndërsa është zvogëluar vit pas viti gjatë administratës aktuale të presidentit Joe Biden.

(r.m.)