Tiranë, 29 maj 2022 – Trupi i ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta në Berlin, të shtunën, pritet të sillet në atdhe të hënën.
Procedurat mund të përfundojnë të hënën gjatë ditës dhe trupi i ish-presidentit Nishani të niset drejt Tiranës në orët e mbrëmjes.
Ish-kreu i shtetit do të përcillet në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa qeveria pritet të marrë vendim për të gjitha ceremonitë zyrtare që do të organizohen për përcjelljen e ish-presidentit Nishani në banesën e fundit, me nderimet më të larta shtetërore.
Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën, më 28 maj, në spitalin universitar “Charite” të Berlinit, në Gjermani, ku ishtë dërguar për trajtim mjekësor të secializuar.
Shëndeti i tij ishte përkeqësuar për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, gjë që ishte fatale për të.
Autoritetet shtetërore e politike në Shqipëri, si edhe autoritete e përfaqësues të shteteve mike e të organizatave ndërkombëtare, e vlerësuan lart figurën njerëzore e politike të ish-presidentit Nishani dhe kontributin e tij për zhvillimin e përgjithshëm të Shqipërisë
(r.m.)