Turku i kriptovalutës në Shqipëri kërkohet për mashtrim, por vazhdon punën fshehtas

Ndonëse mohon të ketë përkrahur një të shumëkërkuar, Edevaldo Haxhia dyshohet se ndihmoi bilionerin Faruk Fatih Ozer për t’i shpëtuar drejtësisë .

Biznesmeni shqiptar këmbënguli se e mbështeti atë mbasi ja prezantuan si Erkani dhe e konsideroi si çdo turk tjetër që zgjedh Shqipërinë për të punuar.

Por kur Haxhia mësoi që përballë kishte të kërkuarin e monedhave virtuale , ai kujton se u tremb aq shumë sa flaku telefonin nga frika e policisë dhe u largua me pushime të gjata në Himarë dhe në Dhërmi .

 

“Kam 15 vjet që bashkëpunoj dhe një pjesë e biznesit tim konkludon me mbërritjen e shtetasve turq në Shqipëri që kanë montuar të gjitha pajisjet e fabrikës time.

Duke insistuar se është njohës i mirë i kësaj gjuhe, i riu Haxhia kujton se e pyeti turkun se për çfarë pune kishte ardhur në vendin tonë, por ai nuk i dha asnjë përgjigje. Më pas për ta mikpritur ata shkuan dhe festuan por pa e thyer orën policore thekson Haxhia.

Por me gjithë metodat speciale të kërkimit dhe përgjimet intensive askush nuk zbuloi gjurmët e turkut Ozer, ndërkohë që prokuroria thotë se po e heton se ai po mashtron me monedhat virtuale edhe ne Shqipëri.

I kërkuar nga Turqia për mashtrimin me pasoja të rëndë te 391 mijë shtetasve me fitim 2 bilionë dollarë, Ozer ka dyshime se po bashkëvepron me anëtarë të grupeve kriminale te vazhdoje aktivitetin e kriptomonedhave.

Por me Haxhinë që përfundoi në arrest shtëpiak dhe Ozerin në drejtim të paditur , ajo që është e qartë për autoritetet është dyshimi se një grup të rinjsh po e ekskortojnë turkun e shumë kërkuar nëpër Shqipëri në mënyrë qe ai mos të bjerë në duart e askujt.

Top Channel