Turneu i Golfit në Michigan, një ndeshje 23- vjeçare në “Kreshtën e Djallit“

Reportazh nga Rafael Floqi

Golfi, një sport që ndërthur saktësinë, strategjinë dhe qëndrueshmërinë, mahnit zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Ndërsa turnetë profesionale dominojnë titujt, turnet e golfit amatore shfaqin thelbin e vërtetë të lojës. Ne synojmë të depërtojmë në botën e gjallë, të një turneu amator golfi, të organizuar qysh prej 23 vjetësh në Michigan, falë këmbënguljes, angazhimit, përkushtimit dhe shpirtit organizativ të shoqatës Gjergj Fishta,  Knights of Kolumbus, dhe kryesisht të  z. Mark Gjokaj që ka organizuar turneun e parë të golfit ndër shqiptarë, qysh në vitin 2000, 23 vjet më parë, duke eksploruar momentet më emocionale, përkushtimin e lojtarëve dhe shpirtin e paepur të lojës.

Mark Gjokaj, një pasionist i golfit

Mark Gjokaj, një pasionist i golfit dhe organizatori i turneut të Golfit në Michigan, meriton të nderohet për përpjekjet e tij të palodhshme dhe për kontributin e tij në krijimin e një tradite të fortë. Me 23 vjet  përkushtim ndaj organizimit të këtij turneu, ai ka arritur t’i lidhë shqiptarët miqtë, familjarët dhe dashamirët e golfit në një eveniment të veçantë dhe emocionues që i bashkon të gjitha brezat.

Duke zgjeruar këtë traditë, Mark Gjokaj ka ofruar një platformë të vlefshme për entuziastët e golfit për të konkurruar dhe për të krijuar kujtimet e paharrueshme nëpër këto vite. Nëpërmjet angazhimit dhe punës së vazhdueshme të Markut, turneu i Golfit në Michigan është bërë një ngjarje e pritur me padurim nga të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit të golfit.

Knights of Columbus është tani një nga organizatat më të mëdha vëllazërore katolike në botë, me një anëtarësim prej mbi dy milionë burrash, të njohur si “Knights” kalorës , të përhapur në shumë vende. Parimet e organizatës bazohen në katër shtylla: bamirësi, bashkim, vëllazëri dhe patriotizëm. Patriotizmi është një veçorie të gjithë malësoreve por individë të tillë si Marku është thelbi i qenies. Ai  kujton se me herët në vitet 80-të kur kërkonin në diasporë ndonjë flamur shqiptar për dasmë atë e gjenim tek familja e tij.

Bamirësia është një vlerë thelbësore e malësorëve dhe e shoqatës Gjergj Fishta, dhe organizata është e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativa të ndryshme bamirësie. Ata mbledhin fonde dhe dhurojnë për kauza të shumta, duke përfshirë përpjekjet për lehtësimin e fatkeqësive, projektet e komunitetit, bursat arsimore dhe mbështetjen për individët me aftësi të kufizuara. “Kalorësit” gjithashtu, ofrojnë mbrojtje financiare përmes programit të tyre të sigurimit, duke siguruar që familjet të kujdesen në kohë nevoje. Ndaj dhe ky turne golfi që u mbajt të dielën e kaluar mishëronte të gjitha këto vlera. Siç e shihni në foto ky turne i organizuar në fushat 18 gropëshe fundjavën e kaluar, mblodhi 154 golfistë shumica shqiptarë por dhe amerikanë,  miq dhe shokë të tyre, edhe shokë në sport u mblodhën në Devils Ridge, në Kreshtën e Djallit  për të shijuar bukurinë e lojës dhe të mjediseve të pakrahasueshme te këtij klubi golfi në Matamora, Oxford në Michigan e ndodhur rreth 30 milje larg nga qendrat ku banojnë shqiptarët.

Duke u ndeshur në Kreshtën e Djallit

I themeluar në vitin 1995, Devil’s Ridge Golf Club është një nga fushat më të vlerësuara të golfit në Michigan. Ata mburren me kurset e lojës me 18 vrima unike të golfit të kampionatit që sfidojnë edhe entuziastët më të aftë të golfit. Mbi 400 hektarë pyje, ligatina dhe kodra së bashku me një shumëllojshmëri kafshësh të egra që ofrojnë një përvojë relaksuese, në veri të Detroitit, pikërisht në Oakland County. Aty mbahen shumë evente dhe turne korporatash që e zbukurojnë kursin,  si ky event i sotëm sportiv dhe kuq e zi.

Ne ju mirëpresim të bashkoheni me ne si pjesë e “familjes së Devil’s Ridge” gjithnjë në rritje shkruhej në hyrje të klubit por përkujdesja shihej në çdo mjedis.

“Ka një pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe, thotë Marku, madje qysh tani janë zënë vendet për turneun e vitit të ardhshëm. Të gjithë të ardhurat do t’i përkushtohen veprimtarive të shoqatës e cila dy javë më parë organizoi dhe panairin e makinave të luksit dhe sportive në mjediset e jashtme te Kishës së Shën Palit. Marku është mishërimi i gjallë i punës vullnetare të aktivistit, duke gërshetuar traditat shqiptare me aktivitete si ky turne golfi.

Uniteti, i referohet ndjenjës së solidaritetit midis anëtarëve të shoqatës dhe angazhimit të tyre për të punuar së bashku për të promovuar vlerat dhe për të forcuar komunitetet e shqiptare. Organizata nxit ndjenjën e vëllazërisë dhe mbështet nismat e Kishës Katolike, duke bashkëpunuar me famullitë, dioqezat dhe organizata të tjera katolike jo më kot është vlerësuar, si dega më aktive e Knights of Columbus këtu në Michigan.

“Kjo është një nga degët më aktive të Knights of Kolumbus në Michigan, deklaroi John Carry , drejtuesi i shoqatës për qarkun e Macombit në Michigan, e dalluar për numrin dhe cilësinë e aktiviteteve.

Reporterë- amatorë Golfi

Ishte një atmosferë mjaft befasuese dhe për ekipin e TV tonë Albtvusa që kishte bërë të gjithë përgatitjet për filmimet e drejtpërdrejta në natyrë, me dy kameramanë dhe mua si reporter për të filmuar një lojë që zgjate qysh nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 të mbrëmjes. Dy kamera dhe një dron ndoqën nga larg dhe nga afër, betejat e “kalorësve golfistë” në fushat e shumta të golfit të vendosura në një reliev të larmishëm më kodra dhe ultësira, me pyje dhe lëndina gjithnjë të mbajtura me përkushtim dhe dashuri dhe nga manaxherët e kursit të cilët përfitojnë, nga rasti të bëjnë dhe një dhuratë për një lojë falas për më të mirët. Ndërsa unë dhe Fatjoni, filmonin lojërat dhe ekipet, Iliri nga qielli sillte pamjet e pakrahasueshme të këtij  kursi Golfi të quajtur jo më kot “ Kreshta e djallit”

Në fusha ishin shpërndarë një përzierje e larmishme lojtarësh golfi, duke filluar nga fillestarët tek lojtarët me përvojë. Një tavolinë në krye ku bëheshin regjistrimet e në sfond të së cilave një flamur i madh shqiptar. Një grua dhe vajza , vërtet mise ndihmonin në organizimin Në bisedat e lojtarëve kishte dhe burra të vjetër dhe mesoburra dhe të rinj shkolle. Logjistika e takimit e ka pushtuar të tërin Markun që është zgjuar që pa gdhirë për të parë që gjithçka është gati, ka qenë dhe mbrëmë këtu, por në këtë mes pat harruar veglat e tija të golfit, por megjithatë shqetësim i tij nuk ishte, nëse do të arrinte të luante vetë, por që gjithë të pranishmit të ishin të kënaqur. 

Agim Bardha, një kampion botëror golfi nga Michigani 

Shqiptarët e Michiganit janë dalluar për golfin në Amerikë me kampionë si Agim Bardha, por edhe për faktin se katër familje shqiptare zotërojnë kurse golfi tani në Michigan Shpesh vetaranët e Golfit janë ftuar në këtë takim, dy vjet më parë në këtë event ishte ftuar kampioni i kampionëve shqiptari Agim Bardha. Agimi iu bashkua turneut evropian të të moshuarve pas një karriere si parukier në Michigan. Ai ishte një vizitor i rregullt në Evropë midis viteve 1997 dhe 2000, por humbi të gjithë sezonin 2001 si rezultat i një sëmundjeje dhe luajti në 2002 me një përjashtim mjekësor. Agimi lindi në Shqipëri, por së bashku me nënën dhe tre vëllezërit e tij u arratis nga regjimi komunist duke kaluar malet në Greqi në këmbë. Agimi nuk u angazhua me golf deri në moshën 29-vjeçare, por shpejt zhvilloi një teknikë efektive, ndonëse të veçantë, që e ka parë atë të prodhojë një sërë përfundimesh të shkëlqyera në turneun evropian të të moshuarve. Performanca e tij më e mirë erdhi në 1997 Ryder Collingtree Seniors Classic, 1999 Dalmahoy Scottish Seniors Open dhe 2000 TUI Seniors Open ku ai përfundoi i katërti.

Në fillim të këtij eventi pat ardhur dhe veterani Pjetër Sinishtaj, por i lodhur dhe nga vapa dhe ajri rënduar u largua pas një ore loje. Megjithatë në shenjë respekti të gjithë të pranishmit firmosën një kapele golfi me firmat e pjesëmarrësve për ta nderuar veteranin e këtij aktiviteti .

Turneu i golfit u bekua nga Dom Giovanni Kokona , i cili vlerësoi veprimtarinë atraktive dhe sportive të të pranishmëve ishte kënaqësi tek shihje atë skenë të makinave të golfit dhe të pajisjeve të lojës të rreshtuar që pas bekimit u shpërndanë nëpër fushat e golfit.

Golfi, “loja e zotërinjve” që luhet nga populli

Bashkë me Fationin u nisëm në udhë unë që mbaja kamerën me trekëmbëshin dhe Fatjoni që e ngiste makinën e golfit me një dorë, dhe tronditjet e golf kartit në rrugë na shkundën nga veshkat  duke qenë i mahnitur nga pamja e natyrës e duke ndjekur çdo grup e skuadër golfistësh. Në një vend aq të bukur dhe të larmishëm t’i mund të shohësh edhe sorkadhen me fëmijët e saj edhe breshkën e ujit që pat mbetur në zall thatë që ne ta shpëtonim edhe zogjtë madje dhe wolverinë e balsamosur majë një kodre.

Golfi, i referuar shpesh si “loja e zotërinjve”, është një sport që ka mahnitur lojtarët dhe spektatorët për shekuj. Me historinë e tij të pasur, kurset ikonike dhe përzierjen unike të aftësive fizike dhe mprehtësisë mendore, golfi është vendosur si një lojë që kapërcen brezat dhe vazhdon të shijohet nga njerëz së të gjitha moshave dhe sferave të jetës. Le të thellohemi në botën e golfit, duke eksploruar origjinën e tij, elementët kryesorë që e bëjnë atë kaq magjepsës dhe tërheqjen e qëndrueshme që ka sot.

Origjina e saktë e golfit është e mbështjellë në mjegullën e kohës, por versionet e tij të hershme mund të gjurmohen në qytetërimet e lashta. Disa historianë sugjerojnë se një lojë e ngjashme luhej në Romën e lashtë, ndërsa të tjerë besojnë se ajo ishte e shijuar në Kinën e lashtë. Megjithatë, pikërisht në Skoci, gjatë shekullit të 15-të, golfi siç e njohim filloi të merrte formë.

Tee-ing Off- ose  “Filloi loja…”

Unë me kameramanin Fatjonin kishim kënaqësinë të ndiqnim lojtarët në lëndina në pyll, ne u bëmë dëshmitarët e nervave të para, të djersitjeve të pëllëmbëve, frymëmarrje të thella dhe kërcitja e klub kur godisnin topin. Grupet ishin të ndryshme: shoqëri të shkollës së mesme, grupe të rinjsh shoqëruar dhe nga miqtë, familja dhe konkurrentët e tjerë mblidheshin për të parë shfaqjen e veprimit e golfit. Dhe ca terma për mua si fillestar i këtij sporti , ja “birdy” apo “eagle”  u bënë familjare. “Kujdes topat po gjuajnë ata nga larg , më thoshte Fatjoni ndërsa unë mbaja me kujdes trekëmbëshin  e kamerës “ mitralozin si i thosha unë me shaka. “ja se e presim me këtë”

Golfi është një lojë që kërkon një kombinim unik të aftësive fizike dhe forcës mendore. Nga ana fizike, lojtarët duhet të kenë një prekje delikate, koordinim të saktë dhe aftësi për të gjeneruar fuqi dhe saktësi në lëkundjet e tyre. Nga gjuajtja e te deri tek afrimi dhe vënia, çdo goditje kërkon një grup të ndryshëm aftësish dhe teknikash. Sidoqoftë, ajo që vërtet e veçon golfin është aspekti mendor. Planifikimi strategjik, vendimmarrja dhe fokusi i kërkuar në kurs mund të sfidojnë edhe lojtarët më të sprovuar. – “Golfi është një lojë që luhet në një fushë me diametër vetëm 4.25 inç – kjo është madhësia e vrimës. Pjesa tjetër është vetëm një shëtitje vërtet e gjatë me shumë zhgënjime të shkaktuara nga vetja”, pat shkruar Gary Player.

Lojtarët e golfit duhet të analizojnë me kujdes paraqitjen e secilës vrimë, të marrin parasysh faktorë të tillë si era dhe kushtet e fushës dhe të bëjnë llogaritjet e sakta për të përcaktuar kursin më të mirë të veprimit. Është një betejë e zgjuarsisë dhe vetëdisiplinës, pasi një gabim i vogël mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në rezultatin e një raundi.

Të drojtur para kamerës …

Siç duket të tërhequr nga fryma e kësaj magjie lojtarët s’po na e varnin ne që vinin dhe i filmonin , dikush na thoshte me të qeshur se ishte “Camera shy” dhe na thoshte të mos e transmetonim atë skenën kur club, shkopi i “ hëngri dhe”. Dhe shpesh disa syresh tregoheshin si pa qejf para kamerës , natyrisht ata nuk ishin ‘Tiger Woods’ dhe as merrnin pagesa PGA. Këto ishin lojëra shoqërore amatore mes miqsh, por kamera s’na tradhtoi mes shumë goditjeve amatore, ne filmuan goditje që do t’i kishte zili dhe një profesionist.  Thelbi i strategjisë së lojës janë lojtarët që analizojnë kursin, komplotojnë goditje dhe përshtaten me ndryshimin e kushteve. Dhe natyrisht duke ruajtur një rivalitet miqësor. Konkurrentët shtyjnë kufijtë e njëri-tjetrit duke ruajtur një frymë sportive. Një nga apelet e qëndrueshme të golfit është aftësia e tij për të bashkuar njerëzit në një ndjekje të përbashkët të një qëllimi të përbashkët. Luajtja e një raundi golfi mund të jetë një pushim nga kërkesat e jetës së përditshme, duke ofruar një shans për t’u çlodhur, për t’u lidhur me natyrën dhe për të shijuar shoqërinë e miqve ose entuziastëve të tjerë.

Për më tepër, golfi është një sport që mund të shijohet pavarësisht nga mosha apo niveli i aftësive.

Më të moshuarit na afroheshin pranë kamerës dhe na jepnin opinionet e tyre me qejf kurse më të rinjtë tregoheshin më të rezervuar. Shume syresh ishin aty bashkë me miq amerikanë të golfit apo personal të tyre. Të gjithë na respektonin për faktin që i filmonim    Fillestarët mund të mësojnë bazat dhe gradualisht të përmirësojnë lojën e tyre, ndërsa lojtarët me përvojë mund të përmirësojnë vazhdimisht teknikat e tyre dhe të sfidojnë veten në kurse gjithnjë e më të kërkuara. Është një sport që mund të luhet në mënyrë konkurruese ose thjesht për kohën e lirë, duke i lejuar individët të gjejnë nivelin e tyre të përfshirjes dhe kënaqësisë. Më vonë me Fatjonin ia gjetëm marifetin i kërkonim të dilnin në fotografi dhe pasi i bënim fotografi, u  kërkonim intervista, dikush binte në grackë dikush na shmangej

Fushat e golfit janë të dizajnuara me përpikëri për të ofruar një sërë sfidash, duke e bërë çdo raund unik dhe bindës. Paraqitja e një kursi përfshin një sërë rreziqesh, të tilla si bunkerë, veçori ujore dhe zona të ashpra, të pozicionuara në mënyrë strategjike për të testuar aftësitë vendimmarrëse të një lojtari. Arkitektura e kursit, me rrugët e saj të valëzuara, pemët e vendosura mirë dhe hanë e pozicionuar strategjikisht, kërkon që lojtarët të marrin në konsideratë me kujdes përzgjedhjen e goditjeve dhe menaxhimin e kursit. Shumëllojshmëria e vrimave, nga par-tre të shkurtra në par-pesë të gjata, i shton më shumë kompleksitet dhe emocione lojës.

Golfi është i vetmi sport ku kundërshtari më i frikshëm është vetvetja

Golfi, me historinë e tij të pasur, përzierjen unike të sfidave fizike dhe mendore dhe aftësinë për të nxitur ndjenjën e komunitetit, ka siguruar vendin e tij si një nga sportet më të dashura në botë. Pavarësisht nëse jeni lojtar apo spektator, loja ofron një pushim nga ngutja dhe nxitimi i jetës, duke ju ftuar të filloni një udhëtim aftësish, strategjie dhe qetësie.   

Golfi është një lojë e saktësisë dhe teknikës. Lëvizja, e cila është veprimi themelor në golf, kërkon një ekuilibër delikat midis fuqisë dhe kontrollit. Lojtarët duhet të zotërojnë artin e gjenerimit të shpejtësisë së klubit duke ruajtur saktësinë dhe qëndrueshmërinë. Kërkon orë të tëra praktikë për të përsosur mekanikën e lëkundjes, kapjen, qëndrimin dhe shtrirjen e trupit. Çdo shkrepje kërkon fokus, disiplinë dhe një sy të mprehtë për detaje. Qoftë nëse bëhet fjalë për një largim të gjatë nga maja, një gjuajtje precize hekuri në të gjelbër, ose një çip dhe gjuajtje e lehtë delikate, çdo goditje kërkon një nivel të lartë aftësie teknike. Golfi është i vetmi sport ku kundërshtari më i frikshëm është vetvetja.

Golfi ka qenë prej kohësh i lidhur me etiketën dhe sjelljen sportive. Lojtarët pritet t’i përmbahen një kodi sjelljeje që thekson ndershmërinë, integritetin dhe respektin për lojtarët e tjerë dhe kursin.

Golfi nuk është vetëm një lojë stimuluese mendore, por gjithashtu ofron përfitime të shumta shëndetësore. Ecja në një kurs me 18 vrima mund të mbulojë disa milje, duke u ofruar lojtarëve një stërvitje kardiovaskulare. Lëvizja lëkundëse përfshin grupe të shumta muskujsh, duke rritur forcën dhe fleksibilitetin. Për më tepër, mjedisi i jashtëm i fushave të golfit ofron ekspozim ndaj ajrit të pastër, dritës së diellit dhe mjedisit natyror, duke promovuar mirëqenien e përgjithshme dhe reduktimin e stresit.  

Trimi i mirë me shokë shumë

Ky sukses dhe konsistencë në organizimin e turneut tregon një angazhim të jashtëzakonshëm dhe një pasion të vërtetë për golfin. Nëpërmjet përkushtimit të tij, Mark Gjokaj ka bërë të mundur rritjen e interesit për golfin dhe ka ndihmuar në formimin e lidhjeve të reja dhe të forta brenda komunitetit.

Por jo vetëm gjithë kjo punë pohon Marku nuk është i vetëm ai punën e mirë e bën me shokë ndër ta dallohen Fred Lulgjuraj, Mark Zefi Kalaj, Mark Gjeloshaj Frano Lulgjuraj, Nik Rrok Gjonaj e të tjerë. Natyrisht Marku nuk le pa përmendur dhe sponsoret kryesorë Zef Dock side Greel dhe Don Christos Cigar Lounge donny dhe Chrospher Paluashaj . Le të shprehim vlerësimin tonë më të thellë për Markun dhe për arritjen e tij të madhe për të krijuar një traditë të vlefshme në botën e golfit në Michigan.

Sipas golfistit të njohur – Bobby Jones “Golfi është një mashtrues i thjeshtë dhe pafundësisht i komplikuar; kënaq shpirtin dhe frustron intelektin. Është në të njëjtën kohë shpërblyes dhe çmenduri – dhe është pa dyshim loja më e madhe që njerëzimi ka shpikur ndonjëherë”.

Urojmë që ai të vazhdojë të ketë sukses në organizimin e turneut të ardhshëm dhe të krijojë ende më shumë kujtime të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

 –