Turqia do të dërgojë forca shtesë për KFOR-in në Kosovë

Ankara, 3qershor 2023 – Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një batalion komando i ushtrisë turke do të dërgohet në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s

Ministria njoftoi se tashmë kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën Sulltan Murati në Kosovë, deri më 5 qershor.

Forcat shtesë të ushtrisë turke do t’I bashkohen KFOR-it në kohën që ky mision ka marrë  rol të rëndësishëm në përpjekjet për uljen e tensionebe në pjesën veriore të Kosovës.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global, në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe në kuadër të marrëdhënieve bilaterale.

Në deklaratë u bëhet thirrje palëve të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe të angazhohen për zgjidhje me dialog të problemeve në pjesën veriore të Kosovës, e cila ciilësohet si “vend mik dhe vëlla”.

“Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali), një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz), e cila më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë, është caktuar si njësi rezervë. Përgatitjet e nevojshme për transferimin e tij kanë filluar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë, transmeton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

(r.m.)