Tiranë, 17 janar 2022 – Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë super inteligjentë. Qeveria shqiptare do të paguajë për këtë 8 milionë euro.
Dronët inteligjentë pritet të përdoren për kontrollin e territorit në Shqipëri nga policia.
Dronët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë kombëtare në tërësi.
Megjithatë, ende nuk dihet se kur këta dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.
Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021, qeveria shqiptare e cilësonte si prioritar këtë projekt, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.
Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.
Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani.
(Euronews Albania)