Turqia nis ndërtimin e një muri për të ndaluar fluksin e afganëve

Ankara, 17 gusht 2021 – Turqia ka nisur ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare me Iranin, për të parandaluar fluksin eventual të refugjatëve, pas ngjarjeve të fundit në Afganistan. Deri më tani janë ndërtuar rreth 5 kilometra mur, ndërsa pritet që muri të jetë igjatë 295 kilometra.

Muri do jetë i fortifikuar, me tela me gjemba dhe me llogore, raportojnë mediet ndërkombëtare.

“Ne do t’i nisim punën dhe do të dëshmojmë se ‘kufijtë tanë janë të pakalueshëm’”, tha ministri i turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, citon “Hurriyet Daily”.

Mijëra afganë janë larguar nga vendi i tyre, pasi talebanët e morën kontrollin, disa ditë pas tërheqjes së trupave amerikane.

(r.m.)