Kisha Ortodokse Serbe ne kompleksin e Universitetit te Prishtines nuk eshte ndertuar per qellime fetare, por per ta vulosur, kurorezuar pushtimin perfundimtar te Kosoves nga Serbia.
Vlera e një shkrimi dëshmohet kur ai mbetet i vlefshëm e i rëndësishëm pavarësisht prej kalimit të kohës
Ky shkrim ribotohet nga viti 2016, pikërisht për shkak se mbetet po aq aktual sot, sa kur u shkrua pesë vjet më parë si një testament e paralajmërim për udhëheqësit e Kosovës, mbi kishën serbe të ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe për arsye politike në Prishtinë.
Sot, kur kjo temë është bërë përsëri e ditës, falenderojmë autorin Sadik Elshani që na e risolli shkrimin në kujtesë. Lexim të mbarë:
Keto dite ne shtypin ditor dhe ne skenen politike e publike te Kosoves eshte duke u zhvilluar nje debat (pak i vonuar) per kishen ortodokse serbe te ndertuar ne oborrin e Universitetit te Prishtines. Se pari, ky objekt ne nderim nuk eshte kishe dhe kurre nuk eshte perdorur si kishe. Ky objekt eshte nje ngrehine, nje grumbull tullash e betoni e ndertuar pa leje, pa dokumentacion te nevojshem dhe eshte ndertuar ne token e huaj pa lejen e pronarit, universitetit apo komunes se Prishtines. Ky objekt ka filluar te ndertohet ne kohen e okupimit te pergjithshem te Kosoves nga Serbia e udhehequr nga nje regjim kriminel dhe ne prani te krimineleve serbe, si Arkani me banden e tij. Kisha Ortodokse Serbe kurre nuk e ngriti zerin kunder krimeve cnjerezore qe po bente Serbia ne emer te ceshtjes serbe dhe projektit te Serbise se Madhe. Perkundrazi, me bekimin e kesaj kishe u kryen krime cnjerezore te papoara ne kontinentin europian qe nga mbarimi i Luftes se Dyte Boterore. Prandaj, nje objekt i tille qe simbolizon pushtimin, krimin, pastrimin etnik, crrenjosjen e nje populli nga trojet e tij shekullore, gjenocidin, nuk e ka vendin ne oborrin e nje institucioni qe eshte tempulli i diturise se nje vendi. Ndertuesit e kesaj kishe nuk kenaqen me kaq, ata do te kerkojne vend per ta ndertuar konakun. Pastaj duan toke rreth kishes per te mbjelle grur, miser, peme, perime, sepse kisha duhet te vetembahet. Pra, ata metojne ta zaptojne tere ate siperfaqe rreth kishes dhe universitetit te mos i mbetet asgje. Pyetni decanasit per praktikat, taktikat zaptuese te kishes serbe. Serbet kurre nuk ngopen me toka shqiptare.
Eshte per t’u shqetesuar reagimi i udheheqesve te Kosoves lidhur me keto zhvillime te diteve te fundit. Si zakonisht reagimet e tyre jane te pamatura, naïve dhe servile. Keshtu, Kryetari Thaci deklaroi me arrogance, se: “Askush nuk guxon ta prek kishen”; “Nuk shkohet ne Europe duke rrenuar kisha”, etj. Askush nuk eshte duke u versulur egersisht me kazma e lopata per ta shkaterruar kete kishe. Ka forma te tjera sesi mund te zgjidhet kjo ceshtje. Ndersa deputeti i LDK-se, profesor Muhamet Mustafa u shpreh: “Kisha s’duhet rrenuar, eshte deshmi e gjenocidit”. Deshmi e gjenocidit nuk eshte kjo kishe, por jane gjithe ato vrasje mizore te njerezve te pafajshem: burrave, grave femijve, pleqve; jane dhunimet e femrave shqiptare; jane shkaterrimet e objekteve fetare, kishave katolike, xhamive, shkollave, bibliotekave dhe mijera objekteve te banimit. Ndertesen e Lidhjes se Prizrenit nuk e shkaterruan as turqit, kunder te cileve ishte organizuar kjo Lidhje, as regjimet e Kralit e te Rankoviqit qe ishin mjaft te egra. Por,ja regjimi i Milosheviqit e rrafshoi per toke ate. Profesor Muhamet Mustafa e pranon se kjo kishe eshte ndertuar paligjshem dhe me tutje vazhdon: “Duhet te mbetet deshmi e nje kohe aparthejdi e ndertuar si pjese e projektit te dhunes sistematike shteterore, ne kundershtim me ligjet dhe planet urbanistike e zhvillimore te Prishtines dhe Kosoves”. Eshte shume e thjeshte, nese dicka eshte bere pa ligj, atehere ligji duhet te respektohet dhe e padrejta duhet te korrigjohet, te vihet ne vend. Sipas logjikes se profesor Mustafes, ne Gjermani ende duhet te jene permendoret dhe simbolet e Hitlerit dhe ne ish vendet e lindjes, permendoret dhe simbolet e komunizmit per t’iu perkujtuar atyre ato kohera te tmerrshme. Por ata i shkaterruan, i rrezuan ato se nuk donin t’i kujtonin ato kohera, por donin te ecnin perpara. Ato e kane vendin ne muzeume dhe jo ne vende publike.
Kjo kishe eshte ndertuar per qellime politike. Nuk eshte objekt fetar, por eshte objekt per te legjitimuar pushtimin e Kosoves, per te thene se ata nuk mund ta lene Kosoven se aty ndodhet njera nder kishat me te medha serbe ne Ballkan. Ata ua nderruan emrat rrugeve, duke u dhene emra te mbreterve e princave serbe,e mbushen Kosoven me permendoret e car Dushanit, Vuk Kraxhiqit, Dositej Obradoviqit, etj. Ne te gjithe duhet te jemi te vetedijshem se per fat te keq, koherat, historia nderrojne shpesh ne Ballkan. Serbet i kane te projektuara ne perspektive planet e tyre djallezore, shohin shume larg, ndersa udheheqesit tane nuk shohin as para hundes se tyre. Ky objekt nuk simbolizon harmonine, tolerancen nderfetare e nderetnike, por simbolizon tmerrin vuajtjet, terrorin, nje kohe te eger qe e ka traumatizuar nje popull te tere. Prania e ketij objkkti ne kete vend, gurthemeli i te cilit eshte vene ne prani te krimineleve te eger eshte nje provokim dhe fyerje per te gjithe shqiptaret.
Te gjitha grupet etnike qe jetojne ne Kosoven e lire dhe demokratike, duhet t’i gezojne te gjitha te drejtat, perfshire edhe te drejtat per te ndertuar objektet, tempujt e tyre fetar. Shqiptaret nuk jane kunder ndertimit te kishave dhe objekteve tjera fetare, por ato duhet te ndertohen duke respektuar ligjin, rregullimin hapesiror e urbanistik te vendbanimeve perkatese. Shqiptaret jane te njohur per tolerance e tyre fetare. Jane pikerisht shqiptaret ata qe i mbrojten kishat dhe manastiret serbe ne Kosove, madje ne disa raste edhe duke e flijuar jeten e tyre. Jane serbet ata qe egersisht nder shekuj dhe ne konfliktin, lufterat e viteve te 90-ta te shekullit te kaluar rrafshuan me dhe me mijera objekte fetare, kulturore ne Kosove, Bosnje e Kroaci. Prandaj keta shkaterrimtare nuk mund te na mbajne ligjerata e te na shesin moral per tolerance fetare. As Europa nuk mund te na mbaje ligjerata te tilla, sepse kur Europa e “qyteteruar” po shfaroste hebrenjte, shqiptaret e “prapambetur” i strehuan dhe i mbrojten ata nga vdekja e sigurt. Shqiptaret ndoshta jane te varfer e sipas disave, te “prapambetur”, por shqiptaret kane nje kod moral e etik te larte, kane shpirt njerezor e fisnik.
Gjendja e krijuar rreth kesaj ngrehine, kishe eshte shume e ndjeshme dhe kerkon qasje serioze, gjykim serioz e maturi dhe jo veprime me koka te nxehta. Serbet me veprimet e tyre duke u munduar ta funkcionalizojne kete objekt, jane duke i vene shqiptaret ne nje pozite te veshtire, para nje dileme hamletiane: ta rrezosh, apo te mos e rrezosh: ta lejosh te funkcionoje, apo te mos funkcionoje. Sa te jete ky objekt ne kembe ne kete vend, gjithmone do te jete burim provokimesh e trazirash. Zgjidhja e ketij problem duhet bere neper rruget institucionale e ligjore. Studentet dhe qytetaret duhet ta ngrene zerin, por eshte mire qe askush te mos i merr gjerat ne duart e veta. Veprimet e pamatura mund ta demtojne rende ceshtjen e Kosoves. Per kete jane duke punuar me perkushtim dite e nate kisha dhe qeveria serbe dhe perkrahesit e tyre, bashkepjesemarresit ne krimet e tyre. Edhe ne shtetet perendimore prishen kishat qe nuk kane vlera historike dhe qe ndodhen ne ndonje vend ku duhet te ndertohet dicka tjeter ne perputhje me kerkesat, nevojat e vendbanimeve te caktuara. Disa bashkesi fetare i shesin kishat dhe objektet tjera fetare, sepse nuk mund t’i mbajne ato per shkak te numrit te vogel te besimtareve. Ne raste te tilla, bleresi e shkaterron ate objekt dhe nderton dicka te re ose e pershtat per ndonje perdorim tjeter: banesa, shitore, etj.
Duke patur parasysh rrethanat dhe qellimin e ndertimit te kesaj kishe ne prone te huaj, pa lejen e pronarit, pa lejen e organeve perkatese komunale, pa dokumentacionin e duhur, atehere kjo kishe nuk mund te qendroje ne vwendin e tanishem. Atyre qe e kane nisur kete objekt duhet thene qe ta cvendosin ne nje vend tjeter, sipas ligjit dhe rregullimit hapesiror. Sic i kane vene tullat nje nga nje, mund edhe t’i heqin ato, nje nga nje. Per kete duhet dhene nje afat i caktuar dhe pas ketij afati duhet bere e ditur se objekti do te shkaterrohet. Nese ky objekt mund te perdoret per dicka tjeter, atehere, si shenje e vullnetit te mire, ndoshta duhet ofruar nje kompensim material dhe ndertuesit te heqin dore nga pronesia e ketij objekti nje here e pergjithmone. Sepse sic u cek me lart ky objekt eshte ne ndertim dhe kurre nuk ka qene kishe dhe nuk ka kurrefare vlera historike qe te qendroje aty ku eshte sot. Mund te kete edhe zgjidhje te tjera, por gjithmone duke patur parasysh se duhet vepruar me maturi, gjakftofesi dhe per interesat me te mira te Kosoves. Ne kete debat eshte mire te angazhohen edhe intelektualet, historianet, politikologet, sociologet, institucionet shkencore, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosoves, ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme per te gjitha palet.
Per kete ceshtje dhe disa ceshtje tjera te rendesishme, udheheqesit e Kosoves kane nje trysni nga bashkesia nderkombetare. Ne u jemi mirenjohes perjete te gjithe miqve tane qe na perkrahen ne ditet me te veshtira, por sot disa nga ata nuk jane duke u sjellur si miq te vertete. Miku i mire, miku i vertete nuk te ve ne pozite te veshtire. Kerkesat e nderkombetareve per Associacionin e Komunave Serbe dhe shenjezimin (demarkacionin) me Malin e Zi ne formen e tanishme jane te papranueshme. Nuk e di a do ta pranonin keta nderkombetaret sikur nje objekt pa leje dhe me qellime provokuese te ishte ndertuar ne kampuset e universiteteve te tyre. Me siguri jo. Udheheqesit e Kosoves duhet t’i ngulin kembet dhe t’i mbrojne interesat e Kosoves. Ne i dime me mire problemet tona sesa nderkombetaret, ata nuk do te jetojne ne Kosove, ne do te jetojme dhe do te ballafaqohemi me keto probleme tere jeten. Nasradini tha: “Te vije te me shoh ai qe ka rene nga dardha”. Kur eshte puna te marredheniet me serbet, ne jemi ata qe shpesh kemi rene nga dardha e jo nderkombetaret. “Mikun prite mire, nderoje, por zot shtepie mos e bej” – thote nje fjale e urte shqipe. Ne duhet te keshillohemi, t’i degjojme kur e kane me vend, por vendimet duhet t’i marrim vete.
Udheheqesit tane nuk i rrezatojne, nuk i paraqesin vlerat tona kombetare e njerezore te popullit tone, prandaj sillen me perulje, me servilizem. Ata nuk jane duke i mbrojtur ineresat e Kosoves, por ineresat e tyre dhe klaneve te tyre. Udheheqesit e kompromituar, e korruptuar e te nje mendesie provinciale askush nuk i merr seriozisht. Nenshkrimi, pranimi i marreveshjeve te demshme, te papranueshme per Kosoven, do te kete rrjedhoja shume negative per te ardhmen tone dhe gjithmone do te jene burim i trazirave dhe konflikteve. Cdo vendim te rendesishem duhet ta shqyrtojme me miqte tane te vertete, ShBA-te e Gjermanine. Te tjeret jane duke e ledhatuar Serbine. Fale tyre, Serbia ende eshte duke na terhequr per hunde. Udheheqesit e Kosoves nuk duhet ta harrojne historine, pervojen e popullit tone. Zgjidhja e problemeve ne menyre siperfaqesore, nuk eshte zgjidhje me vend, ato gjithmone fshehin dicka prapa. “Dardha e ka bishtin prapa”, thote nje fjale e jona e urte. Dhe kete udheheqesit e Kosoves nuk duhet ta harrojne kurre, sepse problemet qe nuk zgjidhen nje here e per gjithmone do te kene rrjedhojat katastrofike. Te tilla jane djallezite serbe.
Philadelphia, 22 shtator, 2016
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.