Ujësjellësi “Hidrodrini” siguron se uji në qytetet rreth Deçanit “është i sigurt”

Prishtinë, 13 korrik 2021 – Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Hidrodrini” i heq të gjitha dyshimet se uji i këtij ujësjellësi nuk është i sigurtë.

“Hidrodrini” që, përveç Deçanit, i furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun, i porositi qytetarët e komunave që furnizohen nga ky ujësjellës që të mos kenë dyshime në cilësinë e ujit.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë të “Hidrodrinit”.

KRU “Hidrodrini” doli me një komunikatë qetësuese pas dyshumeve se uji i këtij ujësjellësi mund të jetë urim i helmimit të mbi 1 mijë personave në komunën e Deçanit.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në dy nga gjashtë mostrat e ujit që janë analizuar janë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.

Megjithatë, shkaktafri i helmimit masiv të qytetarëve nuk është përcaktuar ended he testimet në laborator do të vazhdojnë.

Por, autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të komunës së Deçanit që të mos e përdorin për pije ujin e ujësjellësit derisa analizat mikrobiologjike të bëretojnë se uji i ujësjellësit është i sigurt.

Helmimi masiv e ka shtyrë komunën e Deçanit të shpallë gjendje emergjente dhe i kamobilizuar të gjitha shërbimet që të ngrisin nivelin e gatishmërisë për të përballuar situatën e krijuar.

Udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Kosovës i kanë vizituar të martën pacientët e shtrirë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan për të parë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore. Ata kanë bërë thirrje për hulumtime të plota të burimit tëhelmimit. Ata kanë  bërë thirrje edhe për hetim sa më të shpejtë të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur menjëherë pas raportimeve përhelmim masiv të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë në Deçan, nga dita e shtunë e deri më sot, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë rreth 1.000 persona, ndërsa disa qindra prej tyre kanë simptoma të njëjta me ato të helmimit.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar banorët e fshatrave: Prejlepit, Rastavicës, Irzniqit, Gllogjanit, Shaptejt, Gramaqelit, Baballoqit, Ratishës dhe Jasiqit të Ri. Këto fshatra furnizohen  me ujë të pijshëm nga i njëjti tub i ujësjellësit.

(r.m.)