Tokyo, 1 prill 2022 – “Ukraina do të jetë në gjendje të mbrojë më mirë qiellin e saj nga forcat armike, sepse është vendosur të marrë pajisje ushtarake ‘super moderne’ nga SHBA dhe Britania e Madhe”.
Kështu ka deklaruar ambasadori i Ukrainës në Japoni, Sergiy Korsunsky.
“Ata kanë ende epërsi në forcat ajrore, në aeroplanë dhe raketa, dhe ne presim të fillojmë të marrim pajisje super-moderne nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për të mbrojtur qiejt dhe qytetet tona”, ka thënë Korsunsky në një konferencë shtypi.
“Kur ata lëshojnë raketa nga distanca të gjata, ne duhet t’i ‘kapim’ ato. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për këto pajisje moderne”, ka thënë ai.
Por, Korsunsky nuk ka dhënë informcione më të detajuara lidhur me pajisjet ushtarake që do të dërgohen në Ukrainë nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Pak kohë më parë, kryeministri i Australisë Scott Morrison ka thënë se vendi i tij do të dërgojë në Ukrainë automjete të blinduara “Bushmaster”.
(Sipas Telegrafi.com)