Kiev, 27 shkurt 2022 – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se shteti i tij ka dërguar ankesë kundër Rusisë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, e cila zgjidh mosmarrëveshjet ligjore mes shteteve.
Ende nuk është bërë e qartë se në çfarë baza është dërguar rasti në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, me bazë në Hagë.
“Ukraina ka dërguar aplikacion kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Rusisë”, ka thënë Zelenskyi në një postim në Twitter më 27 shkurt.
“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulim të nocionit gjenocid për të arsyetuar agresionin. Ne kërkojmë vendim urgjent duke urdhëruar Rusinë që të ndalë aktivitetin ushtarak tani”, ka shkruar ai.
Ukraine has submitted its application against Russia to the ICJ. Russia must be held accountable for manipulating the notion of genocide to justify aggression. We request an urgent decision ordering Russia to cease military activity now and expect trials to start next week.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 27, 2022
Ende nuk ka koment nga kjo Gjykatë.
Ajo zgjidh ankesat ligjore të dorëzuara nga shtetet lidhur me shkeljet e ligjit ndërkombëtar.
Kjo Gjykatë njihet si institucioni suprem gjyqësor në Kombet e Bashkuara.
(REL)