Ukraina kërkon sigurimin e korridoreve humanitare për civilët

Kiev, 3 mars 2022 – Ukraina ka kërkuar korridore humanitare për të evakuuar civilët e pafuqishëm nga qytetet që po sulmohen me raketa e bomba dhe me artileri nga trupat ruse.

Mykhailo Podolyak, këshilltar në Presidencën e Ukrainës, u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare që të sigurojnë evakuim të sigurtë të fëmijëve e pleqve, të plagosurve dhe të sëmurëve nga vendbanimet e pushtuara nga forcat ruse.

“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse kthehen menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve”, ka shkruar Podolyak në Twitter, të enjten.

“Ne kemi nevojë për korridore humanitare – ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmë aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në. Mjaft folëm”, ka shkruar ai.

(r.m.)