Ukraina mund të furnizohet me avionë luftarakë F-16 në pranverë

Bruksel, 12 tetor 2023 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për [lirimin e territoreve të saj të pushtuara nga Rusia.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili morij pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, tha se vendet anëtare të aleancës do t’i dërgojnë Ukrainës një ndihmë të re ushtarake, përfshirë edhe një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe 10 tanke të tjera “Leopard” nga Gjermania.

Austin tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë koalicionin që po punon për t’i siguruar Ukrainës avionë luftarakë F-16.

“Kjo do të marrë muaj, siç kemi thënë më parë. Pranvera e ardhshme është periudha më e hershme kur mund të shohim kapacitetet e para”, tha Austin, citon Zëri i Amerikës.

Të mërkurën u mbajt takimi i parë i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës që kur Kongresi amerikan e hoqi ndihmën e re për Ukrainën nga projektligji për shpenzimet e buxhetit. Austin tha se të dy partitë e mbështesin Ukrainën,

“Mbështetja dypartiake për Ukrainën vazhdon. Sigurisht, demokracitë duan kohën e tyre për të zgjidhur gjërat”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu se Ukrainës do t’i dërgohet një  paketë tjetër ndihme ushtarake, me vlerë 200 milionë dollar.

“E kuptoj që gjatë muajve të dimrit bëhet më sfiduese, por Ukraina synon të vazhdojë operacionet e saj sulmuese gjatë muajve të dimrit. Unë besoj, bazuar në atë që kam dëgjuar nga secili vend, ne po bëjmë gjithçka që duhet që ata të jenë të suksesshëm”, thotë Gjeneral Charles Quinton Broën Jr., Shef i Shefave të Shtabit të Bashkuar.

Paketa e ndihmës amerikane përfshin më shumë municione për sistemet e artilerisë HIMARS dhe më shumë raketa TOË për t’iu kundërpërgjigjur tankeve ruse.

(r.m.)