Kiev, 11 mars 2022 – Autoritetet në Ukrainë thanë të premten thotë se Bjellorusia mund të jetë duke planifikuar një sulm ndaj territorit të saj si dhe akuzuan Rusinë se po përpiqet ta tërheqë aleatin e saj në luftë duke kryer sulme ajrore drejt Bjellorusisë, nga hapësira ajrore ukrainase.
Bjellorusia ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe avionët rusë, si para ashtu edhe pasi Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, por ajo nuk i ka vendosur forcat e veta ushtarake në gjendje aktive për luftë.
Ushtria e Ukrainës tha se avionët rusë kanë qëlluar fshatrat kufitare bjelloruse, nga hapësira ajrore ukrainase të premten, për të justifikuar nisjen e një ofensive nga ana Bjellorusisë.
“Ky është provokim! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftë me Ukrainën!”, thuhej në një të Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.
Kremlini nuk i është përgjigjur ende një kërkese për komente rreth kësaj deklarate.
Sulmet e supozuara ndodhën ndërsa udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko po takonte Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, sipas Qendrës Shtetërore të Ukrainës për Komunikime Strategjike.
Rezultati i këtij takimi mund të jetë një sulm nga Bjellorusia përtej kufirit verior të Ukrainës, tha qendra në deklaratë.
Javën e kaluar, zoti Lukashenko, një aleat i ngushtë i Kremlinit, tha se forcat e armatosura bjelloruse nuk po merrnin pjesë dhe nuk do të merrnin pjesë, në atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak” në Ukrainë.
Zyrtarët e lartë ukrainas thanë se Rusia po bënte gjithçka që ishte e mundur për të tërhequr Bjellorusinë në konflikt, pasi dështoi në atë që vendet perëndimore thonë se ishte një plan fillestar, për një sulm rrufe në kryeqytet.
“Ne gjithashtu e kuptojmë se qeveria bjelloruse ka bërë gjithçka që është e mundur për të shmangur përfshirjen në këtë luftë”, tha të premten zëvendësministri i Brendshëm ukrainas Yevheniy Yenin në një koment në televizionin kombëtar.
Bjellorusia nuk ka bërë ende asnjë koment mbi akuzat e Kievit.
(Zëri i Amerikës)