Ukraina sulmon me dronë një fabrikë të armëve kimike në Tula të Rusisë

 

Kiev, 9 nëntor 2024 – Ukraina ka kryer një sulm me dron në një fabrikë kimike në qytetin Tula, në perëndim të Rusisë, njoftoi shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SBU.

Sipas këtij sh٥rbimi, uzina kimike “Aleksinsky” wshtw goditur nga të paktën 13 dronë, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr në uzinë.

Bëhet e ditur se sulmi aktivizoi alarmet për sulm ajror në rajone të ndryshme të Rusisë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga SBU dhe Forcat e Operacioneve Speciale.shihet sulmi në uzinë, e cilagjendet rreth 200 kilometra në jug të Moskës.

Sipas SBU-së, fabrika e goditur me dronë nga Ukraina prodhon armë dhe municione për ushtrinë ruse.

SBU ka thënë se po kryen një “operacion gjithëpërfshirës” kundër objekteve në territorin rus që janë të përfshirë në luftën në Ukrainë.

Një burim ka njhoftuar edhe për një sulm ndaj termocentralit “ Aleksinskaya”, duke dëmtuar një linjë të transmetimit të energjisë 110 kV, raporton CNN.

“Shkatërrimi i depove të armëve, aeroporteve ushtarake dhe ndërmarrjeve që janë pjesë e industrisë ushtarake ruse redukton aftësinë e Rusisë për të terrorizuar vendin tonë”, tha burimi.

(r.m.)