Kiev, 5 mars 2024 – Drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha të martën se dronët detarë ukrainas e kanë goditur dhe shkatërruar anijen patrulluese ruse “Sergey Kotov” pranë Urës së Kerçit, e cila e lidh gadishullin ukrainas të Krimesë me Rusinë.
“Si rezultat i sulmit me dronët detarë anija ‘Sergey Kotov’ pësoi dëme të konsiderueshme. Aksioni ndodhi në ujërat territoriale të Ukrainës, jo larg nga Ngushtica e Kerpit”, tuhet në njoftimin e kësaj drejtorie në Telegrasm.
Aty thuhet se në operacion kan marrë pjesë njësiti special i kësaj drejtorie, Grupi 13 dhe Forcat Detare ukrainase, me mbështetjen e Ministrisë për Transformim Digjital.
Në rrjetin social X është pubblikuar një videoregjistrim që thuhet të jetë i momentit të goditjes së anijes, e cila pasohet nga një shpërthim i madh.
Sipas informacioneve të para, në mesin e ekuipazhit të anijes ka të vdekur e të plagosur, kurse një pjesë e tyre janë evakuuar nga anija e dëmtuar.
Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës.
Sulmet në Krimenë e pushtuar ndodhin rregullisht, veçmas afër urës së Kerçit, që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Për sulmet e kaluara Rusia ka fajësuar Ukrainën, por Kievi ka konfirmuar përfshirjen vetëm në disa sulme.
(r.m.)