Tiranë, 18 mars 2022 – Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që shtetasve të Ukrainës t’u lejohet hyrja dhe qëndrimi në Shqipëri pa leje qëndrimi deri në një vit.
Qeveria i ka autorizuar Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme të merren me zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi i qeverisë:
VENDIM PËR CAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
- Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
(r.m.)