Kiev, 21 mars 2022 – Ushtria ukrainase po përdor edhe makinerinë luftarake të ushtrisë ruse në luftën kundër ushtrisë ruse.
Jurij Golodov e udhëheq një ekip mekanikësh që merret me riparimin e tankeve dhe autoblindave që janë braktisur nga ushtarët rusë në frontin e luftës.
Ekipi i Golodovit punon në një depo ushtarake në një lokacion të panjohur në Kiev, ku riparohen dhe lyhen pajisjet ruse.
“Gjithçka që arrijmë të konfiskojmë nga ushtria ruse, i shndërrojmë në makineri vrasëse që përdoren nga ushtarët ukrainas”, ka thënë Golodovi për CNN.
Ekipit të CNN-së që eka vizituar depon, forcat ukrainase ua kanë treguar mjetet e blinduara që janë përdorur nga ushtria ruse në vende të ndryshme të Ukrainës.
Flamujt e Rusisë zëvendësohen me flamujt e Ukrainës, kurse pajisjet për komunikim janë marrë e janë koduar e pastaj janë vendosur sërish që të mund t’i përdorin ukrainasit.
“Është një mjet i mirë për terrene malore. Mund të lëvizë nëpër çfarëdo terreni, në çfarëdo klime. Do ta përdorim për transportimin e të plagosurve”, ka thënë Golodov.
Një pjesë e madhe e makinerisë luftarake që e përdor ushtria ruse është e ngjashme me atë që e përdor ushtria ukrainase, kështu që ushtarët ukrainas nuk kanë problem t’i përdorin ato.
(r.m.)