Me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja u pezulluan nga detyra Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Ministri Manja e firmosi urdhërin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre.
Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB.
Ministri i Drejtësisë është i vendosur të mos bëhet asnjë lëshim ndaj kujtdo që sjell pasoja të paligjshmërisë.
endimi vjen pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.
Sipas denoncueses, Mario Laloshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove.