UNDP: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nuk e kishte këtë emër kur u rinovua

Prishtinë, 16 shkurt 2022 – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) ka lëshuar një deklaratë lidhur me reagimet për emrin e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, e cila ishte rinovuzar me fonde të UNDP-së.

UNDP sqaron se në vitin 2001, kur është implementuar projekti për rinovim, Qendra e Kulturës në Mitrovicë nuk ishte emërtuar “Rexhep Mitrovica”, por asaj i ndërruar emri më vonë nga komuna e Mitrovicës.

“Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dëshiron të ofrojë sqarime dhe informacione shtesë në përgjigje të artikujve të fundit që përmendin renovimin e Qendrës Kulturore në Mitrovicë. Renovimi i Qendrës së Kulturës në Mitrovicë u bë gjatë fundit të vitit 2000 dhe fillimit të vitit 2001 si pjesë e projektit Programi për Punësim dhe Rehabilitim në Fshat (VERP) të zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER), me financim shtesë të siguruar nga Provinca Autonome e Bolzanos, Itali. Në kohën e renovimit dhe inaugurimit zyrtar në maj të vitit 2001, ndërtesa quhej Qendra Kulturore e Mitrovicës. Pas angazhimit të UNDP-së dhe AER-it në rinovim, emri është ndryshuar nga komuna”, thuhet në deklaratë.

UNDP thekson se i dënon fuqishëm antisemitizmin, ksenofobinë dher urrejtjen dhe se është e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të të gjithëve.

“UNDP dënon fuqishëm antisemitizmin, ksenofobinë dhe urrejtjen, në të gjitha manifestimet e tyre, duke përfshirë jotolerancën në rritje dhe diskriminimin ndaj pakicave etnike dhe komuniteteve në situata të cenueshme. Ne jemi të përkushtuar të promovojmë dhe mbrojmë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithëve, dinjitetin dhe të luftojmë dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes”, thuhet në deklaratën e UNDP-së.

Emërtimi i Qendrës Kulturore “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë është aktualizuar pas reagimeve lidhur me projektin për rinovimin e Shtëpisë së Xhafer Devës, po në Mitrovicë, mbështetësE të të cilit ishte edhe UNDP-JA.

Rexhep Mitrovica, Kryeministër i Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe Xhafer Deva, ministër i Brendshëm në qeverinë e Mitrovicës, konsiderohet figura kontraverse të kohës, për shkak të relacioneve me nazistët gjermanë. Një pjesë e historianëve i gjykojnë si mbështetës të nazizmit, por një pjesë tjetër i cilësojnë si nacionalistë dhe antikomunistë.

Për shkak të reagimeve publike, të cilat erdhën së par inga Serbia, UNDP dhe BE e kanë pezulluar punën në rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Ministria e Kulturës e Kosovës ka shpjeguar se projekti për rinovimin e shtëpisë së Xhafer Devës nuk ka të bëjë asgjë me figurën e pronarit të dikurshëm të kësaj shtëpie, por me vlerat arkitektonike të saj saj.

Shtëpia e Xhafer Devës, në qendër të Mitrovicës, është ndërtuar në vitin 1920, sipas arkitekturës evropiane të kohës. Ajo është ndër objektet e rralla me këtë arkitekturë në Kosovë, prandaj është futur  në listen e monumenteve të mbrojtura nga shteti.

Projekti për rinovimin e saj dhe shndërrimin e saj në një qendër për komunitetin është hartuar vite më parë, por nuk është realizuar për mungesë të fondeve. Ekspertët kanë tëhequr vërejtjen se kjo ndërtesë është në gjendje të keqe dhe mund të rrënohet, në qoftë se nuk rinovohet së shpejti.

(r.m.)