Urim me rastin e 50 vjetorit të shugurimit të Dom Ndue Gjergjit, famullitar i kishës “ Zoja Pajtore”  në Michigan, USA

Nga Merita Bajraktari- Washington DC 

Me Dom Ndoun jam takuar disa here personalisht.

Dy here në Uashington, dy herë në Nju Jork e disa herë në Detroit.  Ndjehem e nderuar të kem marrë sakramente prej tij e të kem dëgjuar predikimet e tij në meshë.

Mbetet gjithnje personi qe kam  njohur që në takimin e parë. Ai kishte atëhere dhe vijon ta ketë sot deshirën dhe  merakun e transmetimit të vlerave me te mira të shqiptarizmit tek brezat e rinj dhe kjo me ka bere pershtypje te madhe. Prift katolik patriot!

Ai natyrisht si meshtar ka mbi supe barren e të qenit At shpirtëror  i besimtarëve te famullise së tij por ai nuk e kufizon punen vetem në atë çka i perket Fesë e besimit.

Mbajtja gjalle e gjuhes e tradites dhe e ndjenjes se te qenit shqiptar është po aq e rendesishme per Dom Ndoun.  Integriteti e teresia kombetare në memedhe gjithashtu!  Dom Ndoun e kam pare sa aktiv në Kishë aq edhe në mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Ai nxit ndjenjën e paster te dashurise  per shqiptarine duke ftuar te rinjte të marrin ate me te miren prej tradites te cilen Dom Ndou ngahere e ka cilesuar si thesar qe mban brenda historia e popullit shqiptar.

Sa here jam takuar me Dom Ndoun kam vene re edhe nje humor e dashamiresi te pakrahasueshme; është një njeri dinamik dhe plot hare e gjallëri. 

Ai më ka lënë përshtypjen e nje pastori mjaft te kujdesshem per shpirtrat e te gjitheve atyre qe takon.  Perkujdeset për pastërtinë e mirëmbajtjen shpirtërore. Kujdeset për paqe personale e komunitare.

Pas kesaj nuk ngurron te te kujtoje se puna për Fene e besimin e për shqiptarine  janë te pandara dhe se kurre nuk eshte mjaft; duhet bërë shumë e më shumë

Ai, si trashëgues e vazhdues i punës titanike të Dom Prekes, këmbëngul se hapja e shkollave shqipe në kuptimin e mirëfilltë, me çdo lëndë në Shqip, e jo vetëm për katekizem, është e domosdoshme pasi vetem keshtu mund te edukohet  brezi  i ri me besimin, traditen e frymen shqiptare.

Kur kam njohur Dom Ndoun, kam mesuar se ai vinte në DC per Marshimin për Jetën. Kjo, jo vetem që më ngazelleu por me dha force e shprese.

Dom Ndou shpall pa frike Ungjillin dhe mesimet e Kishes. Ai asnjehere nuk ka ngurruar te shprehet se “Familja eshte berthama e shendoshe e shoqerise” dhe se Prindërit janë gjithshka për fëmijën”.

Kete tradite shqiptare, ai e vlereson si begati e thesarit kombetar te cilen duhet t’ua percjellim femijeve tane ketu në Amerike. 

Dom Ndou, duke pare deshiren e mundesite tona te pakta për te krijuar nje bashkesi në Washington DC, jo vetem që na inkurajuar  e mbeshtetur se bashku me vellain e tij Dom Lushin por edhe na ka ftuar në Detroit te festojme me famullinë e tij e te mesojme nga komuniteti shqiptar aty ku ai sherben. 

Kane qene pikerisht keto inkurajime, mesime e porosi qe na kane nxitur te mblidhemi e te mbajme ndezur nje shkendije zjarri shqiptar edhe ne Washington DC.

Ngrohtesia, dashamiresia, mikpritja, kujdesi i Dom Ndout jane si prej nje Ati qe te njeh nga femijeria e ta do vetem te miren e te meson ashtu si duhet. Keshtu jam ndjere une.

Nuk harroj gjithashtu se si ai perkujdeset në detaj. Ai le gjithshka te sigurohet qe miku eshte rehat. Tradite shqiptare e miremanifestuar tek Ky sherbetor i denje i Hyjit! 

Une i jam shumë mirënjohëse  Dom Ndout për gjithshka e në veçanti që na ka bere pjese te festes se 50 vjetorit te famullise. Si dhe për gjitha këshillat e bekimet. 

Faleminderit! 

Bekuar qofsh Dom Ndou! Urime në këtë përvjetor!