Urime Kancelarit Gjerman Olaf Scholz!

Nga Organizata “Shpresë & Paqe” 
 
Dhjetor 2021, SHBA
Sapo është emëruar si Kancelari i Gjermanisë, përfaqësuesi i Partisë Social Demokrate Olaf Scholz, të cilin patëm rast ta takonim gjatë Samitit të C20 në Hamburg, ku liderët botërorë diskutuan rreth “Marrëveshjes së Parisit” për klimën globale, iniciativës për financime të pjesëmarrjes së grave në biznes, tregëtisë së lirë, kundër terrorizmit, për shfuqizimin e subvencioneve të karburanteve, etj.
Atë kohë Z. Scholz drejtonte Bashkinë e Hamburgut dhe gjatë një pritjeje që organizoi si Kryebashkiak me përfaqësuesë të Medias dhe OJQ-ve në nivel ndërkombëtar, e ftuar ishte edhe Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe”. Takimi kaloi miqësor dhe me vlera të mëdha për të ardhmen.
Olaf Scholz fitoi mandatin si Kancelari i nëntë i Republikës Federale Gjermane, nga Bundestagu me votat e SPD-së të Gjelbërve dhe FDP. 
Me këtë rast Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, i përcjell Z. Olaf Scholz, urimet më të mira për postin e ri e të rëndësishëm për Gjermaninë, stabilitetin në rajon e më gjerë, si dhe suksese të mëtejshme për paqen në botë.