URIME PROFESORIT SAMI REPISHTI PËR 99-VJETORIN E LINDJES!

Sami Repishti

I dashur Prof. Repishti ju dërgoj urimet e mia për 99-vjetorin e lindjes suaj. Për ju nda dita e sotme fillon viti jubilar i 100-vjetorit.

Me jetën dhe veprën tuaj të derisotme ju keni qenë për mbarë popullin shqiptar një pishtar i ndezur që i ka treguar rrugën më të saktë drejt demokracisë. Nga distanca e viteve ju keni të drejtë të jeni i qetë shpirtërisht dhe moralisht, gjithënjë keni bërë më të mirën në jetën tuaj.

Populli shqiptar, duke qenë se ka jetuar si popull i p ërgjysmuar dhei sunduar nga ideologjia komuniste, nuk e ka pasur as dje e as sot pjekurinë e nevojshme për t’i asimiluar e për t’i venë në jetë mësimet tuaja në masën e duhur.

Ju keni sot shumë lexues dhe vleresues të cilët me kalimin e kohës do të shtohen dhe do t’ju japin vendin e merituar në gjirin e botës shqiptare. Ky proces rivleresimi I vlerave tuaja dhe të kolegëve tuaj të përndjekur besoj do të shpejtohet pasi populli ynë të futet në Bashkimin Europian, ku do mundë të krijojë shtetin kombëtar shqiptar: një komb një shtet.

Ju përqafoj nga larg me respekt e dashuri duke kujtuar dy takimet tona plot bukë, njërën tek Biblioteka e Nju Jorkut dhe tjetra tek shtëpia juaj. Shpresoj që këtë verë të vij e t’ju takoj dhe një hrë për t’ju dhuruar një kopje të studimit tim “Saint Paul in Dyrrach – corretions of some notes and maps in the New Testament”, për të cilnin punova gati 25 vjet krahas punëve të tjera.

Uroj të rroni sa më gjatë dhe Zoti qoftë me ju deri në fund të jetës suaj!

Prof. Assoc. Dr. Thanas L. Gjika.