I nderuar Dom (Monsignor) Lush Gjergji!
Komuniteti Shqiptar në Dioqezen e Arlingtonit, ne shtetin e Virxhinias, SHBA, ju dërgon urimet më të ngrohta e më të përzëmrta me rastin e përvjetorit tuaj të artë!
Ju falenderojmë me dashuri, mirënjohje dhe dashamirësi për pranimin tuaj ndaj thirrjes hyjnore për shërbimin e palodhur ndaj nevojave shpirtërore të popullit, për përhapjen e kulturës e qytetërimit shqiptar, për punën e madhe lidhur me shenjtoren Nënë Tereza. Gjithashtu, falenderime speciale për ndihmën tuaj , udhëzimet e meshat e mbajtura këtu me ne , në bregun lindor të SHBA.
Komuniteti ynë u themelua , egziston dhe gjallon me ndihmën dhe prezencën tuaj.
Ju lutemi pranoni urimet më të mira dhe lutjet tona për jetë të gjatë, të begatë e bekimet e Hyjit.
Ne ju duam shumë dhe ju mirërpresim së shpejti!
Në vazhdimësi të këtij mesazhi gjeni ju lutemi urimet zyratre si dhe një kolazh me video e shkrime per aktivitetet tona këtu ku ne kemi pasur bekimin e prezencës suaj.
Ad Multos Annos Dom Lush!
Mesha me Dom Lushin Tetor 2016 pasqyruar në shtypin Amerikan
Fillimet e integrimit ne Dioqezën e Arlingtonit
https://www.arlingtondiocese.org/diocesean-cultural-ministries/european/albanian/albanian-community/
Ftesa prë në aktivitetin e Bibliotekes së Kongresit Amerikan
Video e Aktivitetit në Bibliotekën e Kongresit Amerikan
https://www.loc.gov/item/2021690324/
Mesha e mbajtur më 7 Maj 2022
https://www.botasot.info/religjion-kultura/1809614/ms-lush-gjergji-mbajti-meshe-shqip-per-komunitetin-shqiptar-ne-dioqezen-e-arlingtonit-virxhinia/