Bruksel, 30 shtator 2021 – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë për targat e automjeteve.
Von der Leyen, në një postim në Twitter, e ka quajtur zhvillim shumë pozitiv marrëveshjen e arritur dhe ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.
“E mirëpres marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo është gjë e mirë për mbarë rajonin. Tani duhet të vazhdojë dialogu”, ka shkruar zonja Von der Leyen.
I warmly welcome the deal found today in Brussels between Serbia and Kosovo.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 30, 2021
This is a very positive development following my meetings with President @avucic and Prime Minister @albinkurti
It’s good for the whole region.
The dialogue now needs to continue. https://t.co/sxBQNdhHMv
Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e ka publikuar i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se pas negociatave intensive tëzhvilluara në Bruksel është arritur një marrëveshje e përkohshme për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës. Ai i ka falënderuar udhëheqësit e ekipeve negociatore të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq për gatishmërinë për të negociuar lidhur me çështjen e targave të automjeteve.
(r.m.)