Kiev, 1 mars 2022 – Dita e gjashtë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës nisi me goditje të rënda ndaj qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkiv.
Mediet e huaja raportojnë se ushtria ruse e ka goditur me raketa dhe bomba ndërtesat civile në qendër të qytetit. Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale shihet se si goditet me raketë ndërtesa e administratës rajonale në Kharkiv.
Missile attack on the Kharkiv regional administration. Grad shelling at residential areas. Another proof Putin is the ultimate evil. #StopRussia #StopRussianAggression #RussiaInvadedUkraine pic.twitter.com/l5nlP6liui
— SPRAVDI — Stratcom Centre (@StratcomCentre) March 1, 2022
Një video që dëshmon përmasat e sulmit raketor ndaj ndërtesës së administratës rajonale të Kharkivit e ka shpërndarë edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës.
“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shkroi ministria në rrjetin Twitter.
“Vret civilët, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, thuhet në postim.
https://twitter.com/DmytroKuleba/status/1498569115950272517?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498569115950272517%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F6464397.html
Autoritetet ukrainase në Kharkiv thanë se në sulmet ruse janë vrarë të paktën 11 civilë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin si krim të rëndë lufte. Ai tha se ka dëshmi që tregojnë se sulmi ndaj civilëve ishte i qëllimshëm.
“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv”, tha Zelensky.
“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”, tha Zelensky.
Zyrtarët ukrainas konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë të dielën, në një sulm nga artileria ruse, në një bazë ushtarake në Okhtyrka, në rajonin Sumy, që është nën rrethim të forcave ruse.
Të hënën, punonjësit e urgjencës po vazhdonin të kërkonin nën rrënoja të mbijetuar eventual nën rrënojat e ndërtesws.
Parlamenti i Ukrainës ka postuar të martën në Twitter një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”. Në postim thuhet se sulmi u krye me raketa “Grad”.
‼️ В Охтирці ворожі «гради» вдарили по військовій частині. Загинуло 70 військовослужбовців.
— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) March 1, 2022
Про це повідомив голова Сумської ОДА Дмитро Живицький.
Вічна пам‘ять та слава Героям України🕯
Por, forcat ruse kanë shtuar përpjekjet për pushtimin e kryeytetit ukrainas, Kievit. Në pamjet satelitore të “Maxar Technologies” shihet se një autokolonë e forcave ruse, e gjatë rreth 64 kilometra, është vënë në lëvizje në drejtim të Kievit.
“Për armikun, Kievi është objektivi kryesor”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një video-mesazh, të hënën vonë.
Ai tha se ushtria ruse ka dërguar në Kiev diversantë për të marrë nën kotroll institucionet shtetërore.
“Nuk i lamë ta thyejnë mbrojtjen e kryeqytetit dhe ata po dërgojnë diversantë… Do t’i neutralizojmë të gjithë”, ka thënë ai.
Të hënën, në një takim të zhvilluar në Bjellorusi, në zonën kufitare me Ukrainën, delegacionet e Moskës dhe Kievit bisrduan rreth 5 orë për ndërperjen e operacioneve ushtarake, por bisedimet nuk dhanë ndonjë rezultat. Dy delegacionet u kthyen në kryeqytetet e tyre për të marrë udhëzime për vazhdimin e bisedimeve.
Por, palët janë në pozicione shumë të largëta. Pala ukrainase kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina.
Të dyja palët pritet të takohen sërish, por ende nuk është caktuar ndonjë datë.
Zyrtarët amerikanë shprehën dyshime mbi synimet e Rusisë gjatë bisedimeve.
“Diplomacia nën tytën armës, diplomacia nën frëngjinë e një tanku – kjo nuk është diplomaci e vërtetë”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price. “Ne jemi të gatshëm, ashtu siç janë partnerët tanë ukrainas, ashtu siç janë aleatët tanë evropianë, të angazhohemi në diplomaci reale, thelbësore, të vërtetë, në mënyrë që të shohim nëse mund të gjejmë një rrugëdalje nga një konflikt i panevojshëm, brutal”.
Negociatori rus, Vladimir Medinsky, tha të hënën se qëllimi i Rusisë ishte një marrëveshje “në interes të të dyja palëve”, por nuk dha detaje.
Pozicionin e Kremlinit e ka shprehur vetë Presidenti rus, Vladimit Putin. Në një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ai ka shtruar tri kushte për ndërprerjen e operacioneve ushtarake ndaj Ukrainës: njohjen e sovranitetit rus në Krime, çmilitarizimin e Ukrainës dhe garanci se Ukraina do të ketë “status neutral”.
“Zgjidhja është e mundshme vetëm nëse merren parasysh interesat legjitime të Rusisë për sigurinë – duke përfshirë njohje dhe sovranitetin rus në Krime si dhe një zgjidhje për objektivat rreth çmilitarizimit dhe denazifikimit të shtetit ukrainas dhe garancisë se do të ketë status neutral”, citohet t’i ketë thënë Putin presidentit Macron.
Presidenti Zelensky duket se nuk pret që me bisedime të arrihet ndonjë marrëveshje për vendosjen e paqes midis dy vendeve.
“Negociatat e drejta mund të ndodhin kur njëra palë nuk godet palën tjetër me raketa pikërisht në momentin e negociatave”, tha presidenti Zelenskyy.
Ai përsëri i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që hapësira ajrore e Ukrainës të nda,lohet për fluturime të aviacionit rus, në mënyrë që të parandalohen sulmet ruse nga ajri.
Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara nuk po e shqyrtojnë një masë të tillë.
“Hapësira ajrore mbi Ukrainën mbetet e kontestuar. Rusët nuk kanë arritur epërsi ajrore mbi gjithë vendin. Mbrojtja ajrore e Ukrainës mbetet e paprekur dhe e qëndrueshme…”, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes.
Zyrtari shtoi se duket se forcat ruse po përpiqen të shkëpusin pjesën lindore të Ukrainës duke e kontrolluar tokën nga Kharkivi në Mariopol, në jug. Sipas tij, asnjë qytet ukrainas nuk është thyer nga përparimet ruse, megjithëse Kharkivi ka përjetuar, siç thuhet, “luftimet më të rënda”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tani ka angazhuar në agresion gati 75 për qind të fuqisë luftarake të para-pozicionuar rreth kufijve të Ukrainës.
(r.m.)