Ushtria ukrainase thotë se i ka shkatërruar 9 helikopterë të forcave ruse

Kiev, 17 tetor 2023 – Ushtria e Ukrainës tha të martën se i gjatë bombardimit të bazave ajrore ruse pranë qyteteve të pushtuara nga Rusia, Luhansk dhe Berdiansk, i ka shkatërruar nëntë helikopterë të forcave ruse.

Sipas njoftimit, në këto sulme janë shkatërruar edhe një qitës kundërajror, teknologji e veçantë dhe arsenal i tërë armësh. Por, sulmet i kanë dëmtuar edhe pistat e bazave ajrore ruse.

Sipas zyrtarëve ukrainas, shpërthimet në depot e municioneve kanë vazhduar disa orë dhe dhjetëra ushtarë rusë janë vrarë dhe plagosur.

Pala ruse nuk i ka komentuar këto raportime.

Bazat e ajrore që janë sulmuar nga forcat ukrainase gjenden rreth 90 kilometra larg vijës së frontit.

Blogerët e Ushtrisë së Rusisë i kanë përshkruar këto sulme ndaj bazave ajrore të Rusisë si më të rëndat qëkur nisi pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Më herët, gjatë ditës së martë, mediat lokale në Berdiansk raportuan se ishte aktivizuar mbrojtja kundërajrore, por nuk raportuan për dëmet apo për viktimat eventuale.

(r.m.)