Vajza e Sanduloviqit bëri homazhe në Prekaz, ndalohet nga policia në Serbi

Prishtinë, 27 janar 2024 – Vajza e politikanit opozitar në Serbi Nikola Sanduloviq, Klara, është ndaluar nga Policia e Serbisë në pikëkalimin kufitar të Merdarit, të shtunën, gjatë kthimit nga Kosova, ku bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Babai i saj, Nikola Sanduloviq, ka shkruar në Twitter se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Klara Sanduloviq bëri homazhe në kompleksin përkujtimor në Prekaz dhe vuri një buqetë me lule në varrin e Blerina Jasharit, e cila ishte vetëm 7 vjeçe kur u vra nga forcat ushtarake e policore të Serbisë.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, shkroi Klara në mesazhin që e la në pllakën e varrit i Blerinëst.

Baba i Klarës, Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, është arrestuar dhe është rrahur nga shërbimi sekret serb para pak javësh, për shkak se edhe ai ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Prekaz dhe ka vënë një tufë lulesh në varrin e Blerinës.

Prandaj, Klara e priste një reagim të tillë të pushtetit në Serbi edhe ndaj saj.

“Unë do të doja të shihja se çfarë do të bënte Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë, sepse babai im u rrëmbye nga policia sekrete serbe, u rrah brutalisht, u torturua dhe u fut në burg po për këtë veprim. Ai u kthye në shtëpi gjysmë i paralizuar, në gjendje të tmerrshme dhe gjysmë i vdekur. Nuk e di se çfarë trajtimi do të kem nga Qeveria serbe për këtë dhe do të doja të shihja nëse Qeveria e Serbisë do të bëhet fashiste, do të na rrahë të gjithëve dhe do të na fusë në burg apo ky është trajtim vetëm për babanë tim, gjë që e bën atë viktimë politike në vendin e tij”, ka deklaruar ajo.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Klara Sanduloviqi është shoqëruar nga nënkryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Mihajllo Todiq, i cili përsëriti kërkimfaljen e kryetarit të partisë, Nuikola Sanduloviqir, për krimet që i ka kryer shteti serb në Kosovë.

Avokatati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, ka bërë homazhe bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Prekaz, para pak ditësh. Edhe ai është ndaluar nga autoritetet në Serbi gjatë kthimit nga Kosova.

(r.m.)