Uashington, 30 tetor 2023 – Dr. Valbona Zeneli Toska, e cila është ndër femrat shqiptare që kanë bërë karrierë të shkëlqyeshme në botë, është emëruar në një pozitë të rëndësishme në Departamentit Shtetit Amerikan (DASH).
Vetë zonja Zeneli Toska ka njoftuar se ajo është emëruar Koordinatore Kursi në Institutin e Shërbimit të Jashtëm të DASH.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se po e marr një pozicitë të re pune si Koordinatore Kursi (CTR) në Institutin e Shërbimit të Jashtëm të Departamentit të Shtetit të SHBA-së!”, shkruan Valbona Zeneli në Facebook.
Karriera
Valbona Zeneli përfundoi studimet me medalje ari për ekonomi dhe biznes dhe u diplomua në Universitetin e Bolonjës në vitin 2001.
Valbona Zeneli diplomohet në Programin Leaders në Qendrën Marshall në Studime të Sigurisë (2003) International. Valbona me pas zoteron nje diplomë pasuniversitare në fushën e marketingut ndërkombëtar në Universitetin Georgetown, Washington DC (2006).
Dr. Valbona Zeneli eshët e diplomuar ne Universitetit Kennedy School of Government programit të Arsimit Ekzekutiv (2009) e Harvardit, ndërsa më pas, një sërë specializimesh në Berlin e Mynih, në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, studimet pasuniversitare ne Georgetoën University në Uashington.
Ne Shqipëri ajo ka punuar në institucione te rëndësishme.
Nga 2003-2005, Dr. Zeneli ka shërbyer si shef i protokollit dhe këshilltar ekonomik i kryeministrit shqiptar. Para kësaj, ajo ka punuar si këshilltar i ministrit të ekonomisë së Shqipërisë nga 2002-2003. Ajo gjithashtu ka punuar në sektorin privat ne kompanitë në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ne moshen 37 vjeçare është Doktorë Shkencash për Ekonomi Politike Ndërkombëtare, e vetmja pedagoge shqiptare në një institucion kaq prestigjoz si Marshall Center, autore e dhjetëra artikujve shkencorë ekonomikë dhe politikë dhe lektore në disa institucione ndërkombëtare
Valbona Zeneli është bashkëpunëtore e lartë e Atlantik Council, për Strategjinë dhe Sigurinë, Nisma Transatlantike e Sigurisë.
Dr. Zeneli ka prezantuar punën e saj në konferenca të shumta ndërkombëtare në mbarë globin dhe ka mbajtur seminare trajnimi profesional në nivel të lartë për një sërë agjencish qeveritare në nivel ndërkombëtar. Ajo ka botuar shumë punime dhe kapituj librash dhe është një bashkëpunëtore e shpeshtë në revista kryesore ndërkombëtare, si The Diplomat, The Globalist, Atlantic Community.
Interesat kërkimore të Dr. Zenelit shtrihen në çështje të ndryshme të sigurisë evropiane dhe transatlantike, me theks në Evropën Lindore dhe Juglindore, sigurinë ekonomike, tregtinë dhe zhvillimin ndërkombëtar; qeverisja e mirë dhe antikorrupsioni dhe reforma në sektorin e sigurisë.
Lektore e rregullt ne disa Universitete ne Amerike, por edhe ne Akademi Ushtarake e Diplomatike ne disa vende ne Europe. Botimet ne gazetat prestigjozeve si The Diplomat, the Globalist; Modern Diplomacy etj.
(Panorama.al)