Varhelyi: BE-ja është më shumë se partner politik e ekonomik i Serbisë

Beograd, 23 shtator 2024 – Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka treguar se Bashkimi Evropian jep mbështetje të madhe politike e ekonomike për Serbinë. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian investon në rritjen ekonomike, moderinizimin dhe përparimin e Serbisë.

“Bashkimi Evropian nuk është vetëm partner politik e ekonomik i Serbisë si edhe donatori më i madh, por është një partner i përkushtuar që investon në rritjen ekonomike, moderinizimin dhe përparimin e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Varhelyi të hënën, në një paraqitje me videolidhje, në hapje të “Javës evropiane të mundësive”, në Beograd.

Ai ka shprehur bindjen se Serbia “do ta shfrytëzojë momentumin aktual dhe do t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkaq, ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se BE-ja “nuk është vetëm donator, por edhe mik dhe partner i Serbisë”.

“’Java evropiane e mundësive’ nuk është thjesht një ngjarje. Dëshirojmë që ky të jetë një moment i thellimit të marrëdhënieve me qytetarët e Serbisë.

“Java Evropiane e Mundësive” organizohet në Beograd dhe në Nish nga përfaqësia e Bashkimit Evropian në Serbi.

(r.m.)