Bruksel, 24 qershor 2022 – Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi u shpreh sot se BE-ja duhet të vendosë për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se ka mirëpritur vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez për çështjen e hapur me Maqedoninë e Veriut.
“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara”, shkruan Varhelyi.
Welcome the cross party decision of the 🇧🇬 parliament giving clear mandate for the approval of the 🇫🇷proposal. Now we need EU decision to hold the first IGC w/ 🇲🇰 & 🇦🇱. Europe moves forward!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 24, 2022
Sot (e premte), Parlamenti i Bullgarisë e miratoi rezolutën me të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rezoluta i hap rrugë qeverisë bullgare të mbështesë vendimin e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Vderiut.
(r.m.)