Lisbonë, 10 maj 2021 – Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë se duhet të çelen negociatat me Shqiërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në bllok.
Varhelyi i ka shprehur këto qëndrime pas takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në Lisbonë, ku është diskutuar për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter, Varhelyi e ka quajtur të mirë diskutimin në takimin e ministrave. Ai ka thënë se në takim është konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është “e pakontestueshme”.
Ai ka theksuar edhe nevojën për vzhvimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Statusi i komisionerit Varhely:
Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Europian.
Diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, ku u konfirmua se perspektiva europiane e rajonit është e pakontestueshme dhe përkushtimi për shtimin e mëtejshëm të angazhimit. Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë.
(r.m.)